Njëvjetori i agresionit rus në Ukrainë, 15 gazetarë humbën jetën në luftë

UGSH: Solidaritet me reporterët që dhanë jetën për të thënë të vërtetën

Në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme është përkujtuar 1-vjetori i agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Përkujtimi i 1-vjetorit të agresionit rus ndaj Ukrainës është shoqëruar edhe me shfaqjen e dokumentarit “Arratia nga Irpini”, ku gazetarët ukrainas kanë rrëfyer tragjedinë e qytetarëve ukrainas.

Përmes pamjeve tregohet se si ushtria ruse bombardon civilët dhe banesat e tyre duke lënë të vdekur burra gra dhe fëmijë. Në dokumentar rrëfimet vijnë në vetë të parë prej civilëve ukrainas, ku qyteti Irpin u godit nga raketat ruse dhe shumë ukrainas u deshën ta braktisnin atë.

Në prezantimin e dokumentarit në mjediset e Kuvendit merrnin pjesë ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Vladimir Shurkov së bashku me bashkëshorten e tij, Tatiana. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe kryetarja Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë Mimi Kodelí , Konsulli i Nderit i Ukrainës, deputetë të Parlamentit Shqiptar, përfaqësues të qarqeve akademike, shkencore, kulturore dhe sipërmarrëse.

Banorët e qytetit të qetë dhe komod të Irpin, pranë kryeqytetit, papritmas u përballën me tmerret e luftës në gjithë egërsinë e tij çnjerëzore. Ky dokumentar nuk lë asnjë dyshim se kush është agresori që filloi një luftë të paprovuar në qendër të Evropës.

Ambasadori Vladimir Shkurov foli për realitetin tragjik të Luftës Ruse kundër Ukrainës, e cila kushtoi jetën e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e plotë të shumë qyteteve, infrastrukturës banesore, arsimore, mjekësore, kulturore dhe sportive.

“Pavarësisht gjithçkaje, Ukraina qëndron, lufton falë mbështetjes dhe ndihmës së të gjithë botës së civilizuar, duke përfshirë edhe ju, të dashur deputetë. Populli ukrainas vazhdon të luftojë agresorin rus dhe të jetë i zellshëm në fitore”, u shpreh ambasadori Shurkov.

1-vjetori i përgjakshëm i luftës në Ukrainë përveç civilëve ka rezultuar një tragjedi edhe për reporterët e luftës. Si pasojë e agresionit rus përgjatë një viti kanë humbur jetën 15 gazetarë që raportonin mbi luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas të dhënave të Komitetit për Mbrotjen e Gazetarëve, theksohet se 15 gazetarë kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e agresionit rus.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh gjithë solidaritetin kundrejt familjeve të gazetarëve që kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për të thënë të vërtetën, për të raportuar dhe për të dokumentuar gjithçka që ka ndodhur dhe ndodh ende në Ukrainë, me qëllim informimin e duhur të opinionit publik botëror.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…