Clinton-Albright sollën gratë afgane në Shqipëri

Më 2 shtator 2021, në aeroportin e Rinasit mbërritën 37 shtetas afganë, kryesisht gra dhe familjet e tyre.


Më 2 shtator 2021, në aeroportin e Rinasit mbërritën 37 shtetas afganë, kryesisht gra dhe familjet e tyre.

Në Shqipëri, ato i sollën dy figura femërore politike, ndër më të lartat në historinë moderne të politikbërjes.

Një fondacion i themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, me qëllim fuqizimin e rolit të gruas, e kanë bërë të mundur ardhjen e tyre në Tiranë, për t’i shpëtuar regjimit taleban.

Sipas medias arabe “Al Arabia”, një burim zyrtar për ta e ka pohuar faktin se dy zonjat me profil të lartë politik, kanë evakuuar gratë dhe familjarët e tyre nga Kabuli.

Ndër raportime, shkruhet edhe se ky fluturim, ka qenë shumë i vështirë për t’u organizuar.

Një pjesë e njerëzve që arritën të ngjiteshin në bord madje, kishin nevoja të menjëhershme për përkujdesje shëndetësore. Kjo, pas plagëve që kishin marrë në përballjen me turmën jashtë aeroportit të Kabulit.

Afganët erdhën pa bagazhe në Shqipëri, sepse trupat amerikane nuk i lejuan ata. Pritja në Kabul për disa ndërkaq, ka qenë prej ditësh.

Në tërësi, 644 afganë kanë mbërritur në Shqipëri. Një pjesë e madhe e tyre e kanë ndërmarrë udhëtimin nëpërmjet ndërmjetësimit të Organizatave jo Qeveritare.

Ndërsa, përtej implikimit të dy zonjave të politikës, nuk dihet nëse ato do të kenë mundësi për ndërhyrje të tjera të ngjashme.

Gjithsesi, ashtu si është konfirmuar edhe më parë, vendmbërritja përfundimtare e afganëve janë SHBA-të.

Sakaq, në Shqipëri, ata mendohet se mund të rrinë deri në një vit. Shpenzimet e tyre, do të mbulohen po nga OJF-të e ndryshme apo Qeveria amerikane. /Albanianpost.com

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…