
Koçiu: Kontrolle dentare për mbi 102 mijë fëmijë në shkollat e vendit
Programi i Depistimit të Kujdesit Dentar për fëmijët e grup-moshës 6-14 vjeç në shkolla synon ngritjen e kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit.

Nxënësit në shkollat e vendit vijojnë përfitojnë nga programi i depistimit dentar, duke krijuar bazat për një kujdes të mirë oral që në fëmijëri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “102.490 fëmijë kanë përfituar nga Programi Kombëtar i Depistimit Dentar në shkolla, duke marrë jo vetëm kontrollin e nevojshëm, por edhe edukim mbi kujdesin oral”.
“Edhe këtë vit shkollor, vijojmë mbështetjen për programet kombëtare të depistimit në shkolla, për një brez të shëndetshëm”, theksoi Koçiu.
Programi i Depistimit të Kujdesit Dentar për fëmijët e grup-moshës 6-14 vjeç në shkolla synon ngritjen e kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit.
Për fëmijët e shkollave në zonat rurale ky shërbim është ofruar edhe me njësi të lëvizshme dentare.