Peleshi pret Presidentin e Letonisë: Angazhim i përbashkët në sigurinë rajonale

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, ku prania e trupave shqiptare në Letoni dhe angazhimi i trupave letoneze në misionin e KFOR-it në Kosovë janë një dëshmi e qartë e mbështetjes së ndërsjellë dhe e solidaritetit mes dy vendeve aleate.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Nga ana e tij, Presidenti Rinkēvičs vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe partneritetin euroatlantik.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.