Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme

Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Begaj mori pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump.

Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi Begaj.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku prezantoi qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshiu, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj ishin edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…