Spiropali: Tekste falas për mbi 117 mijë nxënës të diasporës

Për të gjashtin vit radhazi, qeveria shqiptare ka mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit duke shpërndarë 117 138 tekste falas në total për nxënësit shqiptarë në shkolla dhe kurse të gjuhës amtare.

Lajmin e bëri të ditur sot, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndërsa përshëndeti rolin aktiv të Këshillit Koordinues të Diasporës, KKD në kultivimin dhe përhapjen e gjuhës, kulturës dhe traditave më të mira shqiptare.

Spiropali vlerësoi angazhimin e modeles së njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, në këtë proces.

Spiropali lajmëroi po ashtu mbledhjen e një tjetër samiti të Diasporës.

“Ndërkohë, bëhemi gati për një tjetër Samit të suksesshëm të Diasporës së shpejti, ku do të mirëpresim kontribute duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave që nxisin angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”, u shpreh ajo.

Qeveria shqiptare është angazhuar për shtrirjen e programit të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës drejtpërdrejt me mësues, por edhe me një aplikacion të posaçëm.

Burimi ATSH

Investimi në Zvërnec, Rama fton në bashkëbisedim publik protestuesit

Kryeministri Edi Rama ftoi sot në një bashkëbisedim publik një grup prej 20 personash, të cilët kanë protestuar lidhur me…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimi në Zvërnec, Rama fton në bashkëbisedim publik protestuesit

Kryeministri Edi Rama ftoi sot në një bashkëbisedim publik një grup prej 20 personash, të cilët kanë protestuar lidhur me…