Presidenti letonez vizitë zyrtare në Tiranë, Begaj: Mbështetje në procesin e anëtarësimit evropian

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim homologun e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.


Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim homologun e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike.

Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan sot në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe në rajonin baltik.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes trupave në KFOR në Kosovë, si dhe të trupave shqiptare në prezencën e përparuar të NATO-s në “Camp Ādaži” të Letonisë.

Të dy presidentët ndanë qëndrim të njëjtë për sa i përket shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë agresionin rus, kërcënimet hibride dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike, keqinformacioni dhe dizinformimi, brenda kornizave të NATO-s dhe BE-së.

Ata rikonfirmuan qëndrimin e njëjtë për të dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dukë shprehur angazhimin e palëkundur në mbështetjen e plotë për Ukrainën për t’i dhënë fund luftës.

Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij Rinkēvičs mirënjohje për mbështetjen e Letonisë në procesin e anëtarësimit evropian, duke u shprehur se ka pritshmëri të larta nga Presidenca Letoneze e BE-së në vitin 2028, në një kohë kur Shqipëria është zotuar të mbyllë negociatat në 2027-ën dhe në 2030 të bëhet anëtare e Unionit.

Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs, pas takimit tête-à-tête dhe me delegacionet përkatëse mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit evropian, si dhe faktin që Letonia ishte vendi i parë i Bashkimit Evropian që ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë.

Begaj vlerësoi se Shqipëria po punon intensivisht për të avancuar në procesin e integrimit evropian në përmbushje të plotë të kritereve të Kopenhagenit, me bindjen se integrimi rajonal sjell më afër anëtarësimin tonë në BE.

“Ne kemi qenë promotorë të zëshëm të bashkëpunimit rajonal dhe atij evropian. Organizuam në Tiranë Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe në 2027-ën do ta mirëpresim samitin e NATO-s. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Letoninë dhe presim me besim Presidencën e saj të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2028”, tha Begaj.

Burimi ATSH

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…