
Tag: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, iu uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga data 1 qershor, deri në 6 korrik 2025 janë trajtuar 16 963 pushues në 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Që nga viti 2014 kur dhe u rihapën specializimet në mjekësi, numri total i kuotave të pranimit për mjek specialistë ka qenë rreth 2900, nga të cilët 1151 mjekë kanë ndjekur specializimin si kuotë e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë.
Përgjatë gjithë sezonit veror turistik, jo vetëm qendrat shëndetësore verore, por edhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore, janë në dispozicion të qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë në çdo problematikë shëndetësore që ata shfaqin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi këtë një lajm të mirë për pacientët me stomë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, sot në rrjetet sociale ka pasqyruar përmirësimet e fundit në Spitalin Universitar të Traumës, një ndër institucionet më të rëndësishme të emergjencës në vend, ku çdo vit trajtohen mbi 70,000 raste urgjente.
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhën në jetë trenjake.
Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.
Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit.