
Category: Diella
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, se Shqipëria është vendi i parë që solli një instrument të inteligjencës artificiale në arkitekturën e qeverisë përmes Diellës, ministres së inteligjencës artificiale.
Pak para nisjes së mbledhjes me ministrat e kabinetit qeverisës në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një bashkëbisedim me Diellën, ministren e parë të krijuar me inteligjencë artificiale.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar lidhur me disa pasaktësi të publikuara së fundmi mbi funksionimin e Diellës, duke sqaruar mënyrën se si është ndërtuar dhe operon sistemi i inteligjencës artificiale në portalin “e-Albania”.
Përmes një postimi, e-Albania informon se janë katër sisteme që përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme të administratës publike.
Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut vijojnë stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të misionit NATO Forward Land Forces 1 (FLF-1) në Bullgari.
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, prezantoi vizionin dhe reformën për digjitalizimin e Prokurimit Publik në Shqipëri gjatë Festivalit Europian të Prokurimit, i cili u mbajt në Ostrava, Çeki.
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella deklaroi sot nga Berlini se “Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shndërrohen në skandale”.
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, në kuadër të Tetorit Rozë, u bën apel vajzave dhe grave të kryejnë kontrollet për të parandaluar kancerin e gjirit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me krijimin e ministres së parë në botë për Inteligjencën Artificiale, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë.








