Vengu: Program i ri i Mbrojtjes Civile, fokus te kapitali njerëzor dhe inovacioni

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se në kuadër të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, do të ketë një kapitull të ri të dedikuar për Mbrojtjen Civile.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se në kuadër të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, do të ketë një kapitull të ri të dedikuar për Mbrojtjen Civile.

Në aktivitetin e organizuar në Farkë, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, minstri Vengu tha se janë nxjerrë disa mësime nga sezoni i zjarreve të kësaj vere.

“Mësimi i parë është fakti që jemi në kohërat e zjarreve masive, ku 60% e territorit të dëmtuar është shkaktuar nga 18 zjarre masive. Kjo na krijon detyrën që ne të gjendemi më pranë zonave me risk dhe akses të vështirë”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, u shpreh se në kuadër të programit “Shqipëria 2030” është një kapitull i dedikuar për Mbrojtjen Civile dhe kjo nuk lidhet vetëm me luftën kundër zjarreve, por me gjithë përpjekjen shtetërore në burime njerëzore, mjete, sisteme dhe pajisje.

“Për t’i bërë ballë një sërë fatkeqësish të mundshme, qofshin zjarre, përmbytje, tërmete. Nga ky këndvështrim, programi parashikon tre shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor, si të fuqizojmë zinxhirin reagues që nga bashkia dhe krijimin e qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni, i cili duhet të kthehet në një detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave, nga pikëpamja e kamerave termike, një tjetër mësim i nxjerrë nga sezoni i kaluar. Menaxhimi i emergjencave në Llogora, ishte teknologjia që na dha mundësinë që të menaxhonim dhe parandalonim situata të vështira”, vijoi Vengu.

Ministri Vengu theksoi se “ky sistem duhet të rijetëzohet dhe të mbulojë tërësinë e territorit”.

“Të gjitha këto nuk mund të ndodhin pa një vënie në efiçencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive, qoftë fondi i kuzhtëzuar apo i pakushtëzuar”, pohoi Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…