Demo: Nga viti 2026, rritja e kapaciteteve vendore do të jetë e ndjeshme

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot, se pushteti lokal është një aktor kryesor sa i takon përgjigjes së Emergjencave Civile në territor, ndaj bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet e emergjencave.


Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot, se pushteti lokal është një aktor kryesor sa i takon përgjigjes së Emergjencave Civile në territor, ndaj bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet e emergjencave.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministri Demo tha se sfidat me të cilat përballen Emergjencat Civile gjatë sezonit veror, janë rritur.

“Ajo që konstatojmë në terren është nevoja për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe një ngritje dhe bashkim më i fortë i të gjitha niveleve që përgjigjen për Emergjencat Civile. Është normale që modernizimi dhe profesionalizimi i administratës shtetërore të shihet si diçka jetike për të garantuar një siguri publike më të gjerë për qytetarët në territor”, tha Demo.

Ministri Demo tha se janë disa nisma dhe zjarrëfikëset janë një ndër to, por edhe Policia Bashkiake për sa i përket sigurisë publike në këndvështrimin vendor.

“Dhe fokusi jonë në vazhdim do të jetë rritja e kapaciteteve në bashki, rritja e kapaciteteve logjistike, por edhe rritja e profesionalizmit. Akademia e Pushtetit Vendor është e fokusuar për rritjen e këtyre kapaciteteve dhe mbështetja financiare mbetet shumë e rëndësishme. Por, kjo duhet të bazohet mbi performancën dhe granti i performancës është i bazuar në tregues të qartë sa i përket rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve në territor”, tha Demo.

Ministri Demo, në fund të fjalës së tij u shpreh se nga viti 2026, rritja e kapaciteteve vendore do të jetë e ndjeshme, ndërsa futja e niveleve të reja të bashkërendimit mes Pushtetit Vendor dhe qendror do të jetë jetike sa i përket luftës ndaj emergjencave në territor.

/Burimi ATSH

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.