Topat përçojnë miqësinë

Pingpongu dhe futbolli janë sporte tradicionale dhe të përparuara përkatësisht në Kinë dhe Gjermani.


Pingpongu dhe futbolli janë sporte tradicionale dhe të përparuara përkatësisht në Kinë dhe Gjermani.

Trajnerët gjermanë të futbollit kanë shkuar në fshatrat malore të Kinës për krijimin e kampeve të futbollit, me synim që ta përçojnë ëndrrën e futbollit te fëmijët, duke u hapur atyre një dritare drejt një bote më të gjerë.

Ndërkohë, trajnerët kinezë të pingpongut kanë krijuar klube në Gjermani, duke kaluar mjeshtërinë, frymën dhe kulturën e pingpongut te të rinjtë gjermanë.

Ata shprehin të njëjtin koncept me gjuhë të ndryshme sportive.

Topi i madh dhe ai i vogël janë si një nyjë që lidh njerëzit që ndodhen larg, duke ndërtuar urën e miqësisë që tejkalon kufijtë e kulturës dhe gjuhës. # Ndërnjohje dhe ndërlidhje #IAmBecauseWeAre

Burimi CGTN

***

Qeramikat e pikturuara që kapërcejnë largësinë

Qeramikat e pikturuara nga Deti i Zi dhe Lumi i Verdhë sjellin jehonën e kulturave Kukuteni dhe Yangshao. Çfarë sekreti fshihet prapa lidhjes ndërmjet këtyre dy kulturave?

Le të ndjekim hapat e ekipit të përbashkët arkeologjik Kinë-Rumani, në këtë “dialog” ndërmjet dy qytetërimeve në zonën e gërmimit në Dobrovat të Rumanisë.

***

Të bashkojmë duart me yjet për të mbrojtur atdheun tonë: Udhëtimi i ëndrrave të satelitëve të burimeve tokësore Kinë-Brazil

Projekti i Satelitëve të Burimeve Tokësore Kinë-Brazil filloi në vitin 1988, me investim dhe zhvillim të përbashkët nga Kina dhe Brazili. Ai është grupi më i hershëm i satelitëve civilë të gjurmimit në largësi i zhvilluar nga Kina.

Për më shumë se 30 vjet, të dy palët kanë punuar së bashku për të bërë përparime në fushën e hapësirës ajrore dhe të dhënat e tyre të gjurmimit në largësi janë përdorur gjerësisht në bujqësi, mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e fatkeqësive dhe fusha të tjera për sa i përket jetesës së njerëzve, duke u njohur unanimisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Ky projekt nuk është vetëm një praktikë e suksesshme e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik Kinë-Brazil, por edhe një paraprijës i suksesshëm për bashkëpunimin në fushën e hapësirës ajrore midis vendeve në zhvillim. Projekti është vlerësuar si një “model i bashkëpunimit të teknologjisë së lartë Jug-Jug”.

Sot, me përparimin e kërkimit dhe zhvillimit të një brezi të ri satelitësh dhe zgjerimin e programeve të shkëmbimit të talenteve, bashkëpunimi hapësinor Kinë-Brazil po bëhet gjithnjë e më i thelluar dhe praktik, duke çelur një kapitull të ri, në të cilin të dy vendet do të punojnë së bashku për të eksploruar hapësirën.

***

Ecja e përbashkët në këngën e fëmijëve

Kori i Vogël “Antoniano”, me prestigj në Itali, dhe Kori i Vogël “Xiuqiuhua” nga Kina, kanë marrëdhënie binjakëzimi.

Fëmijët e të dy koreve interpretojnë këngët e vendeve të njëri-tjetrit dhe kanë krijuar një miqësi të thellë gjatë shkëmbimeve kulturore.

Komunikimi nëpërmjet muzikës mes të vegjëlve, që kapërcen kufijtë dhe gjuhën, është bërë pjesë e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë nga

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…