Balluku: Brenda sezonit veror nisin operimet zyrtare nga aeroporti i Vlorës

Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po punohet për detajet e fundit, pak ditë para uljes në pistë të avionit të parë.


Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po punohet për detajet e fundit, pak ditë para uljes në pistë të avionit të parë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, teksa tha se, “më 8 maj, do kemi testin me uljen e avionit të parë në pistën prej 3,2 kilometrash në Vlorë, për të vijuar me certifikimet, që brenda sezonit veror të kemi uljet zyrtare”.

Balluku tha se, ky është një projekt i rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimit të industrisë së Aviacionit Civil.

Sot vuri në dukje Balluku, numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit shënon 10,7 milionë, kundrejt 1,7 milionëve që ishin në 2013, ndërsa pritshmëritë për 2025-n, janë për rritje me 20-30% të fluksit të pasagjerëve përmes linjave ajrore në vendin tonë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) është investimi që po shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar.

Ky aeroport pritet jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Aeroporti i Vlorës, jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.

Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

“Pothuajse kanë përfunduar punimet në tërësinë e këtij investimi. Këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e një aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat kargo që të mos kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Gjithashtu kemi një komponent tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune”, theksoi Balluku.

Ajo e cilësoi këtë projekt si industrinë e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane.

“Do të jetë një nga nuklat e zhvillimit dhe të turizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet dhe se Vlora të ketë një aeroport fluturimesh dhe Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar”, u shpreh ajo.

Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas Aeroportit “Nënë Tereza” të Tiranës. E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do t’i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…