Balla me kryebashkiakun e Magenta-s: Prioritet mësimi i gjuhës shqipe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë qëndrimit në Itali zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e bashkisë së Maxhentës (Magenta) në rajonin e Lombardisë, Luca Del Gobbo.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë qëndrimit në Itali zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e bashkisë së Maxhentës (Magenta) në rajonin e Lombardisë, Luca Del Gobbo.

Balla informoi se temë e takimit ishin çështjet në interes të bashkatdhetarëve që jetojnë në Itali, duke u fokusuar te mësimi i gjuhës shqipe, aktivitetet kulturore etj.

“Magenta është një qytet me një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh, të parët për nga numri ndër të huajt, që kontribuojnë çdo ditë me punën dhe përkushtimin e tyre në jetën shoqërore dhe ekonomike të këtij territori”, u shpreh Balla.

Ai theksoi gjithashtu se shqiptarët në Itali përbëjnë një urë të fortë lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri që e bën Shqipërinë krenare çdo ditë.

Vizita e Ballës ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve italiane, ku agjencia e lajmeve “TicinoNotizie” raportoi për ndalesën e tij në Magenta, pjesë e turneut të takimeve me komunitetet shqiptare në Itali.

Sipas medias, kryebashkiaku Del Gobbo e vlerësoi takimin si një mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, por edhe për të theksuar rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në jetën e qytetit.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin Balla në Magenta. Ishte një mundësi për të nënvizuar sesi qyteti ynë është një komunitet i hapur dhe mikpritës. I shpjegova ministrit se në Magenta jeton një komunitet i madh dhe i mirintegruar qytetarësh me origjinë shqiptare, të cilët kontribuojnë aktivisht në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetit tonë”, u shpreh Del Gobbo.

Vizita e Ballës në Itali është pjesë e angazhimit të tij si drejtues Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, me synimin jo vetëm për të kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit, por edhe për të forcuar lidhjet me komunitetet shqiptare dhe për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet lokale në vendet ku shqiptarët janë integruar dhe kontribuojnë ndjeshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.