Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave, Sejko: Bankingu i hapur nxit digjitalizimin e kredidhënies

Mbledhja e dhjetë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP)


Mbledhja e dhjetë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP), që zhvilloi punimet sot në Tiranë, nën drejtimin e Luljeta Minxhozit, zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, vuri theksin në lehtësimin e përfshirjes financiare të qytetarëve dhe rritjen e volumit të pagesave, përmes proceseve të digjitalizimit.

Përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga qeveria shqiptare si dhe institucione të tjera të rëndësishme si Banka Botërore, Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare të industrisë së pagesave. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga bankat, institucionet financiare jobanka, përfaqësues të operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili u shpreh se dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një revolucion në fushën e pagesave për tregun shqiptar, duke e transformuar rrënjësisht atë në çdo aspekt.

Lexo më shumë nga

Salla: Digjitalizim verifikimit të produkteve për rritjen e eksporteve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se Shqipëria po kalon nga politikat në veprim, duke punuar për…

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla: Digjitalizim verifikimit të produkteve për rritjen e eksporteve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se Shqipëria po kalon nga politikat në veprim, duke punuar për…