Ndryshimet Klimatike, Balluku: Shqipëria, aftësi të madhe parashikuese e parandaluese falë satelitëve

Lançimi i Programit për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri, (ALBdapt)


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “koordinimi parandalues dhe inovacioni duhet të përdoren gjerësisht për sa i përket çështjeve të emergjencave civile për përballimin e ndryshimeve klimatike”.

E pranishme në eventin që u zhvillua sot në Tiranë, për lançimin e Programit për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri, (ALBdapt) Balluku theksoi se, po punohet fort për të pasur sisteme bashkëkohore në parashikimin e motit, në mënyrë që të parandalohen dëmet”.

“Qeveria, bashkitë emergjencat civile, nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike, sepse kemi një sistem që prodhon 100% energji të rinovueshme, kemi një industri të pazhvilluar dhe fakti është që nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike ekstreme që po i shohim nga do, por ama nuk kemi dhe aftësinë e mbrojtjes së izoluar të vendit tonë. Shqipëria është jo kontributor në ndryshimet klimatike. Por sot nëse po përmbytet në mënyrë të rregullt Italia fqinje, si do ta shpëtojmë Shqipërinë? Sigurisht që ne jemi më të pafajshmit e të gjithë grupit, por faturën do ta paguajmë si të gjithë të tjerët”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se, “pas disa goditjesh që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë merrte për shkak të ndryshimeve klimatike në situatën rrugore, HEC-ve apo infrastruktura të tjera kritike, siç janë portet dhe aeroportet, ne ngritëm një sistem monitorimi të motit që bëhet përmes Aviacionit Civil”.

“AC ka ngritur kapacitete të tilla përmes inovacionit për shërbime satelitore që ofrohen me pagesë, të cilat ne po i përdorim në të gjitha infrastrukturat që mbulon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke marrë masa për të parandaluar goditjet nga ndryshimet klimatike”, tha Balluku.

Programi “ALBdapt” do të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë, krijimin e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm dhe zbatimin e masave përshtatëse për të shpëtuar jetë.

Balluku solli në vëmendje se, vëmendja e shtuar ndaj motit, ndodhi pikërisht ditën kur në aksin rrugor Tiranë- Shkodër, saktësisht segmenti Thumanë -Lezhë, u mbulua nga një stuhi dëbore duke bllokuar tërësisht lëvizjen në të.

“Ne kurrë më parë nuk kemi pasur një fenomen të tillë. Prandaj u detyruam të sillnim borëpastruese nga veriu në Lezhë, një vend me bregdet që nuk kishte pasur kurrë probleme. Ky ishte momenti kur Ministria e Infrastrukturës nisi të bënte parashikime alternative të motit që kanë rezultuar shumë të suksesshme”, tha Balluku.

Ministrja informoi se, marrja e informacioneve paraprake mbi motin po shërben në marrjen e masave parandaluese.

“Ditën e shtunë në kaskadën e Drinit, vetëm prurjet anësore të HEC-it të Komanit, arritën në 2900 m3/sekondë ujë. Në kushtet të tjera do të kërkohej hapja e portave, që sjell përmbytjet e fushave të nën Shkodrës. Por për shkak se ne e kishim marrë këtë informacion dhe e kishim këtë parashikim, kishim bërë një menaxhim të duhur të kaskadës duke bllokuar operimet në Fierzë dhe duke vendosur në punë turbinat e Komanit dhe Vaut të Dejës, duke shpëtuar nën Shkodrën nga përmbytjet, megjithëse prurjet ishin maksimale”, tha ministrja.

Balluku u shpreh se, parandalimi është një element shumë i rëndësishëm përballë ndryshimeve klimaterike të thella, por thekoi ajo, “kur vjen fjala për shiun dhe borën të paktën duhet ti parashikosh, për të qenë pro aktiv për marrjen e masave të duhura për mbrojtje”.

Ajo vuri në dukje rëndësinë që po i kushton qeveria masave ndaj goditjeve nga ndryshimet klimatike.

“Sot Shqipëria ka një aftësi të madhe parashikuese, parandaluese dhe aftësi për ndërhyrje përmes satelitëve, që ne i disponojmë por duhet ti përdorim më shumë, gjithashtu përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka një nga flotat më inovatore të monitorimit nga ajri, dronët “Bajraktar” të cilët janë jo vetëm për mbrojtjen militare, por edhe për mbrojtjen e qytetarëve apo mbështetjen e operacioneve të emergjencave civile”, u shpreh Balluku.

(ATSH)

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…