Adamova: Mbi 100 mijë çekë vijnë për turizëm në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me homologen çeke, Marketa Pekarova Adamová, ndërsa më tej zhvilluan dhe një deklaratë të përbashkët për shtyp.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me homologen çeke, Marketa Pekarova Adamová, ndërsa më tej zhvilluan dhe një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Çeki, Adamová tha se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve si edhe në fushën e turizmit po forcohen vit pas viti.

“Kjo është vizita ime e parë në vendin tuaj të bukur, ka qenë dëshira ime ta bëj këtë vizitë që nga momenti që jam bërë kryetare e Dhomës së Deputetëve.Vlerësoj mundësinë që të diskutoj me ju për çështje të sigurisë në Evropë. Marrëdhëniet mes Çekisë dhe Shqipërisë janë të fuqishme. Marrëdhëniet tona tregtare janë diçka për të cilën jemi krenarë. Turizmi po lulëzon në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, ndërsa janë mbi 100 mijë çekë që po vijnë për turizëm në Shqipëri. Do të punojmë dhe më shumë në këtë fushë. Bashkëpunimi ynë i lidhur ngushtë me qëllimin e Shqipërisë për integrimin në BE”, u shpreh Adamová.

“Shqipëria, tha më tej ajo, është partneri ynë i çmuar dhe i besuar në NATO, ndaj vlerësoj mundësinë që të diskutoj me ju zonja kryetare mbi çështjet e sigurisë në Evropë, përfshi edhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Jam e kënaqur të them se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë janë të fuqishme sidomos kur bëhet djalë për bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik. Marrëdhëniet tona tregtare janë diçka për të cilën mund të jemi vërtet krenarë, pasi volumi tregtar i kalon disa bashkëpunime ekonomike me partnerët evropianë. Bashkëpunimi ynë ekonomik i lidhur ngushtë me qëllimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, pasi vendi juaj është një mjedis i sigurt për investimet çeke në Shqipëri. Çekia është mbështetëse e qëndrueshme e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, ndaj pres me padurim për një bashkëpunim të mëtejshëm”, u shpreh Adamová.

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…