ISHP aktivitet ndërgjegjësues në ditën Botërore të Diabetit, Veliaj: Kontrollet e rregullta, çelësi për ta mbajtur nën kontroll

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë nga kjo sëmundje.


Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë nga kjo sëmundje. Në Ditën Botërore të Diabetit, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik janë rreth 537 milionë njerëz në mbarë botën të diagnostikuar me diabet, ndërkohë që jeta e tyre mund të jetë një luftë e përditshme.

“Për 537 milionë njerëz në mbarë botën me diabet, jeta e përditshme mund të jetë një luftë. Ata duhet t’i qasen çdo pjese të ditës me kujdes të vazhdueshëm dhe përpjekje të shtuara. Kjo gjë mund t’i çojë në stigmatizim, ngacmim dhe ndjenjën e mungesës së shpresës, veçanërisht kur qasja në kujdes është e kufizuar duke e bërë atë çështje jete a vdekjeje. Ndërsa, diabeti ndikon si në mirëqenien fizike ashtu edhe atë mendore, kujdesi shpesh përqendrohet vetëm në menaxhimin e sheqerit në gjak duke i lënë pacientët shumë të mbingarkuar”, theksohet në njoftimin e ISHP-së.

Në kuadër të kësaj dite, Instituti i Shëndetit Publik organizoi edhe një takim me të moshuarit në qendrën komunitare “Të qëndrojmë së bashku”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi ndaj diabetit, parandalimi dhe sugjerimet për një stil të kujdesshëm jetese, nga mënyra e ushqyerjes te aktiviteti fizik.

“Organizuam një takim me të moshuarit në qendrën komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”. Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin mbi faktorët e rrezikut të diabetit, parandalimin, stilin e jetesës së shëndetshme, dhe rëndësinë e kontrolleve periodike tek mjeku i familjes. Për të gjithë pjesëmarrësit u ofrua matja falas e glicemisë nëpërmjet testeve të shpejta, si dhe rekomandimet përkatëse. Aktivitete të ngjashme po zhvillohen paralelisht edhe në rrethe të tjera, duke theksuar rëndësinë e promovimit te shëndetit dhe parandalimin e diabetit në të gjitha komunitetet”, cilësohet në njoftimin e ISHP në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve për kujdes ndaj shëndetit dhe kontroll të rregullt për diabetin. Ai thekson rëndësinë e kontrolleve të shpeshta si çelës për ta mbajtur diabetin nën kontroll.

“Sot, në Ditën Botërore të Diabetit, një thirrje për të gjithë: Kujdesuni për veten! Kontrollet e rregullta janë çelësi për ta mbajtur diabetin nën kontroll dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme”, shkruan Veliaj.

14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.