Gonxhja: Buxheti 2025 me 56 miliardë lekë, fondet më të larta për projektet e kulturës

Për vitin 2025, tavani buxhetor i MEKI-t planifikohet të arrijë 12,5% më shumë se në vitin 2024.


Në prezantimin që i bëri projektbuxhetit të vitit 2025, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se për këtë projektbuxhet ministria është përpjekur të integrojë maksimalisht zhvillimin ekonomik me kulturën, duke barazpeshuar nevojat për një zhvillim të qëndrueshëm me presionin pozitiv që përbën nga ana e vet inovacioni në ekonominë moderne, si dhe urgjencën në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gonxhja renditi si objektiva: rritjen ekonomike të qëndrueshme, përmirësimin e klimës së biznesit, ndërtimin e një modeli të ri të miradministrimit të kulturës e trashëgimisë, stimulimi i mëtejshëm i inovacionit, rritja e aksesit në arsimin e mesëm profesional, financimi i politikave për strehim social.

Për vitin 2025, tavani buxhetor i MEKI-t planifikohet të arrijë në 56 miliardë lekë ose 12,5% më shumë se në vitin 2024. Kjo rritje është e njëtrajtshme dhe përfshin pjesën më të madhe të programeve të ministrisë së re.

Fondet më të larta për investime janë alokuar për projektet e kulturës, art dhe trashëgimi (së bashku) dhe ato të arsimit të mesëm profesional, përkatësisht: 1,78 miliardë dhe 1,37 miliardë lekë secila.

Sa i përket artit e kulturës, objektivi kryesor është të zhvillojë e mbështesë aktivitete artistike në Shqipëri, forcimi i rolit të këtij sektori si një komponent kyç në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Tavani buxhetor është 3 mld lekë, 4,2 % më i lartë krahasuar me vitin 2024. 50% e këtij tavani shkon për investime publike në art dhe kulturë me 1,5 mld lekë dhe 471,9 milionë lekë për thirrjet në kuadër të Programit të Ri Kombëtar të Granteve, i cili synon rritjen e mbështetjes financiare për artistët e organizatat.

Ministri Gonxhja tha se do të vazhdojë projekti i Javëve Kulturore Ndërkombëtare ku do të shtohet edhe Java Kulturore e UNESCO-s.

Ndër projektet në vazhdim, Gonxhja përmendi rikonstruksionin e Muzeut të Galerisë së Arteve të Bukura siç njihet ndryshe Galeria Kombëtare e Arteve e cila do të vazhdojë të financohet për tre vitet e ardhshme. Financimet do të vazhdojnë edhe për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve e Teatrin e Kukullave, në qendrën e re pranë Gardës, për projektin më të madh të Kulturës që është godina e Teatrit Kombëtar, ndërsa nga projektet që rikthehen janë: Rijetëzimi për Artin e Kulturën, me një vlerë totale prej 596,2 mln lekë të përfshirë në 3 vitet e PBA-së, projekti për mbrojtjen nga zjarri në ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare, ku do të ketë një ndërhyrje të pjesëshme pasi aty do të ketë një riorganizim hapësirash.

Një tjetër projekt me rëndësi të madhe është ai i Bibliotekës Kombëtare të re, e cila do të ketë mbi 20 mijë m² hapësirë, pranë Gardës. Ministri theksoi se biblioteka aktuale nuk do të largohet por do t’I jepet një theks muzealizimi dhe ekspozimi, për ta hapur Pallatin e Kulturës për turistët që gjenden përditë në Sheshin Skënderbej.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.