Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Elbasanit hapin Klinikën e Ligjit për personat në nevojë

Klinika do t’u shërbejë edhe studentëve, duke vënë në praktikë njohuritë e marra gjatë studimeve.


Në Universitetin e Elbasanit u përurua sot Klinika e Ligjit, në të cilën, pedagogë dhe studentë të vitit të pestë të Drejtësisë do të ofrojë këshillim ligjor falas për personat në nevojë.

Ngritja e klinikës u bë e mundur falë bashkëpunimit dyvjeçar të Universitetit me Prezencën e OSBE-së, e cila ka dhuruar edhe pajisje kompjuterike, literaturë ligjore dhe trajnim për studentët.

Klinika do t’u shërbejë edhe studentëve, duke vënë në praktikë njohuritë e marra gjatë studimeve.

“Nëpërmjet përfshirjes në klinikë, jo vetëm që do të zhvilloheni si juristë të ardhshëm, por dhe si avokatë me dhembshuri e drejtësi. Keni fuqinë të ndikoni qenësishëm në jetën e individëve dhe familjeve në nevojë”, u tha studentëve kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.

Klinika e Ligjit ofron këto shërbime: informon shtetasit për legjislacionin në fuqi; për të drejtat dhe detyrimet; i orienton ata se si të veprojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve; harton shkresa drejtuar institucionit me të cilin personi është në konflikt; si edhe ndihmon shtetasit në plotësimin e formularëve për përfitimin e këtij shërbimi dhe në plotësimin e dokumenteve të nevojshme.

Ndihma Juridike Parësore është një shërbim ligjor pa pagesë, i garantuar nga shteti, e cila ofrohet për mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen pa qenë e nevojshme që t’i adresohesh gjykatës.

Ndihmën juridike parësore falas e përfitojnë të gjithë shtetasit në pamundësi ekonomike dhe ata që u përkasin kategorive të veçanta si viktimat e dhunës në familje, të abuzimit seksual, trafikimit të qenieve njerëzore, të mitur, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e skemës të mbrojtjes sociale.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…

Global 360

Kosova dhe SHBA fitojnë bashkëpunimin ushtarak

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…