Kamza nën ritmet e “Balkanika Folk Festival”

Kryebashkiaku Rakip Suli mirëpret artistët nga i gjithë Ballkani


“Balkanika Folk Festival” këtë vit u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Artan Cuku” në Kamëz. Mbi 200 artistë nga 7 vende te ndryshme të Ballkanit ishin pjesë e festivalit që mori jetë mbrënjen e të shtunës. Pjesëmarrës ishin grupet folklorike nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria Bosnje Hercegovina, Rumania, Maqedonia e veriut, Greqia dhe Turqia.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Sali, duke përshëndetur festivalin tha se ky do të jetë një rrugëtim i përvitshëm në Kamëz. “Ju grantoj se ky festival nuk përfundon këtu, por do ketë rrugëtimin e gjatë të përvitshëm në Bashkinë Kamëz. Kamza e ka zemrën e madhe dhe bënë organizime për të gjithë Ballkanin.”, tha Suli.

Ai falenderoi edhe grupet folklorike nga 7 vendet e Ballkanit, që u shndërruan në energjinë dhe frymëzimin e mbi 150 000 banorëve të Kamzës.

“A ka ura komunikimi më të mira se arti dhe kultura, a ka energji, frymëmarrje më të mirë se arti dhe kultura. Këto ishin shtysat e mija për të realizuar këtë organizimin “Ballkanika Fol Festival, Kamwz 2024″, tha Suli.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, para zhvillimit të festivalit, ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të grupeve artistike nga 7 vende të ndryshme duke i falënderuar që janë bërë pjesë e festivalit duke sjellë traditën dhe kulturën e tyre në Shqipëri.

Kryetari Rakip Suli mirëpret grupet artistike nga gjithë Ballkani.

“Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuja në Balkanika Folk Festival. Pjesëmarrja juaj i dha një tjetër energji bashkisë së Kamzës për shkëmbimin e eksperiencave mes shteteve, kulturës dhe zakoneve sepse shumë gjera na bashkojnë se sa na ndajnë”, tha Suli.

Mes përfaqësuesve dhe Sulit janë shkëmbyer edhe dhurata qe simbolizojnë vendet nga ata vijnë dhe simbolet e Bashkisë Kamzë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.