Spitali ditor në QSUT, Rama: Shërbim shëndetësor për 65 mijë pacientë

Spitali i ri ditor, pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do t’u ofrojë shërbim të specializuar rreth 65 mijë pacientëve, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.


Spitali i ri ditor, pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do t’u ofrojë shërbim të specializuar rreth 65 mijë pacientëve, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau rrëfimin e mjekes nefrologe Vilma Çadri, teksa theksoi se këta pacientë do të mund të marrin shërbim shëndetësor pa nevojën e hospitalizimit mbi 24 orë.

“Ky spital kombinon tre shërbime kryesore, hemodializën, dializën peritoneale dhe transplantin renal, duke siguruar qasje të lehtë, efikase dhe duke reduktuar kohën e pritjes për pacientët”, nënvizoi ai.

Mjekja nefrologe, Vilma Çadri shprehet se spitali ditor është një strukturë e re dhe përbën një inovacion në aspektin e ofrimit të shërbimit shëndetësor.

“Është e rëndësishme se si me spitalin e ri ofrohet shërbimi për pacientin. Shërbimi ambulator është lokalizuar në katin e parë, çka e bën komod për pacientin duke pasur parasysh komplikacionet. Po ashtu ofrohen kushte optimale për sigurimin e shërbimit të dializës. Hapësira e bollshme ofron edhe mundësinë e menaxhimit të pacientëve, pasi janë dy hapësira në të cilat është organizuar shërbimi i dializës”, theksoi mjekja.

Njëkohësisht, vuri në dukje ajo, pacienti do të jetë i vëzhguar nga infermierët e mjekët, ndërsa kanë mundësinë e lajmërimit përmes butonit për çdo shqetësim apo kërkesë që do të ketë.

“Një tjetër risi në shërbimin e nefrologjisë është edhe departamenti i Mikrokirurgjisë që ofron shumë nga mikrokirurgjitë”, u shpreh mjekja Çadri.

Lexo më shumë nga

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.