Veliaj me guidat dhe turistët që vizitojnë Tiranën: Kemi 1 milionë vizitorë në muaj

Tirana po kthehet në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjitha bota


Tirana po kthehet në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjitha bota, duke pritur 1 milionë vizitorë në muaj. Kështu u shpreh sot, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u takua me disa prej grupeve të shumta të turistëve që vizitojnë këto ditë kryeqytetin shqiptar.

Në promovimin e pikës së informacionit për turistët në Sheshin “Skënderbej”, Veliaj ndau edhe një bisedë me turistët, për transformimin e qytetit dhe potencialin turistik që ofron Tirana. Ai theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit dhe shprehu kënaqësinë për faktin se Tirana po shndërrohet, gjithnjë e më shume, në një qendër tërheqëse për turistët nga e gjithë bota.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një Tiranë plot me turistë sot. Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira për vendet që viziton dhe për eksperiencat që ka. Duke qenë se kemi një milionë turistë çdo muaj, sa dyfishi i popullsisë tonë, fakti që Tirana është ende e pastër, fakti që ende kemi respekt për njëri-tjetrin në grup, fakti që respektojmë trafikun, që i lëmë hotelet dhe Airbnb në gjendje siç i gjetëm, meriton gjithë falenderimin dhe respektin nga ana ime”, theksoi Veliaj.

Turistët e pranishëm u shprehën entuziastë për mikpritjen dhe për bukuritë që ofron Tirana. Ata vlerësuan ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në qytet dhe shprehën dëshirën për t’u kthyer përsëri.

Me një përzierje të bukur të traditës dhe modernitetit, Tirana vazhdon të tërheqë vizitorë të rinj dhe të krijojë një përvojë të paharrueshme për ta. Kulla e Sahatit, Xhamia e “Et’hem Beut”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Bunk Art 2, Shtëpia me Gjethe, Piramida janë vetëm disa prej atraksioneve që tërheqin vëmendjen e turistëve. Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe pika informacioni në disa pika kyçe të qytetit.

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…