Takim mbi rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) organizoi sot një takim ndërgjegjësues mbi rolin që luan Kuvendi i Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian


Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) organizoi sot një takim ndërgjegjësues mbi rolin që luan Kuvendi i Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, në të cilën morën pjesë studentë nga Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës.

Diskutimi u përqendrua në rolin e Kuvendit jo vetëm në forcimin e rolit mbikëqyrës dhe kontrollues mbi qeverinë në hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në BE, por dhe në rolin që luan Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe përfshirjen e sa më shumë aktorëve në njohjen dhe dhënien e kontributit për këtë proces të rëndësishëm.

Takimi u përshëndet nga Elda Zenelaj, drejtore e Sekretariatit Teknik të KKIE-së dhe Migena Leskoviku, përgjegjëse e Departamentit të Legjislacionit dhe Politikave të BE-së në ISE, të cilat në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e njohjes sa më mirë të rolit që luan Kuvendi si institucioni që bënë të mundur bashkërendimin me hallkat e tjera në përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të vendosura nga Këshilli Europian, vazhdimin e përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me “acquis”, si dhe afrimin e shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara për t’u përfshirë në proces.

Elda Zenelaj, i njohu studentët më konkretisht me ndryshimet ligjore për shtimin e rolit të Kuvendit për mbikëqyrjen e procesit tashmë që negociatat janë hapur zyrtarisht, rolin e Komisionit për Çështjet Europiane në monitorimin e përafrimit të legjislacionit me “acquis” të BE-së, rolit kontrollues të KKIE në përmbushjen e detyrimeve dhe ndjekjen e rekomandimeve të lëna në progres raportet e KE, të Kuvendit y funksionet e Kuvendit dhe në procesin e integrimit dhe negociatave me BE-në, punën e bërë nga Sekretariati i KKIE për përfshirjen e sa më shumë target grupeve në proces dhe diskutimin e çështjeve të procesit të integrimit në të gjitha fushat, procedurat për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, rolin e OSHEC-së dhe përfshirjen e tyre në KKIE, etj.

Më pas Zenelaj iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të studentëve.

(Marrë nga ATSH)

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.