Fondi Rajonal i Sfidave, Gonxhja: Dritare unike vetëm për Shqipërinë!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionitm Blendi Gonxhja priti përfaqësues të Fondit Rajonal të Sfidave dhe KfW


Përfaqësues të qeverive, autoriteteve arsimore, bizneseve, dhomave të tregtisë, ofruesve të arsimit profesional, donatorëve dhe projekteve dhe shoqërisë civile të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin këtë javë në Tiranë për të diskutuar praktikat më të mira për të nxitur punësimin, me fokus të rinjtë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja priti në një takim përfaqësues të Fondit Rajonal të Sfidave dhe KfW, në vijim të Konferencës Rajonale të organizuar në Tiranë me temë “Realizing Opportunities: Building Human Capital in the Western Balkans 6 for Integration into the EU Single Market”.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit u fol mbi sfidat e përbashkëta të vendeve të rajonit në lidhje me mungesën e forcës punëtore dhe nevojën e zhvillimit të kapitalit njerëzor.

“Fondi Rajonal i Sfidave ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, duke financuar zhvillimin e kapaciteteve të ofruesve publikë dhe privatë të arsimit profesional shqiptar. Ky program është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, me fokus tek të rinjtë si dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Me iniciativën e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Punësimit, Aftësimit dhe Sigurimeve Shoqërore (MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) dhe në bashkëpunim me ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, si dhe me përfaqësuesit e KfW dhe të Bashkëpunimit Zvicerian për Zhvillim, Gonxhja informoi se është krijuar “Dritare unike” vetëm për Shqipërinë, me një vlerë prej 10 milionë eurosh.

Sipas tij, në thirrjen e tretë janë shpallur 10 konsorciume shqiptare fituese, nga të cilat 7 institucione publike të arsimit dhe formimit profesional, të cilat përfitojnë fondin prej gati 5.4 milionë euro.

Nëpërmjet këtyre projekteve dhe financimeve, shkollat profesionale dhe qendrat publike të formimit profesional plotësojnë një pjesë të nevojave të tyre që janë të lidhura me infrastrukturën, pajisjet/laboratorët apo trajnimet e stafeve drejtuese dhe mësimdhënëse, duke hapur rrugën për zhvillim të arsimit dhe bashkëpunimit me sektorin privat e duke rritur mundësitë e punësimit sipas standardeve më të larta të kualifikimit.

Në takimin me përfaqësues të Fondit Rajonal të Sfidave dhe KfW, në vijim të Konferencës Rajonale të organizuar në Tiranë…

Posted by Blendi Gonxhja on Thursday, June 13, 2024

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…