Rehabilitohet “Lagjja e Artistëve” te Komuna e Parisit, Veliaj: Një tjetër pikë për turistët

“Lagjja e Artistëve” te Komuna e Parisit është transformuar në një hapësirë fantastike për komunitetin nga bashkia e Tiranës.


“Lagjja e Artistëve” te Komuna e Parisit është transformuar në një hapësirë fantastike për komunitetin nga bashkia e Tiranës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se me investimin e bërë këtu, “Lagjja e Artistëve” merr mbrapsht atë çfarë i ka dhënë Shqipërisë në kaq shumë vite, duke përmendur kontributin në fushën e artit dhe kulturës.

“Është një investim i bërë me shumë dashuri dhe pasion. E imagjinoj se ka pasur debate se ku do të vendosën makinat, ku do jetë hapësira publike, por më vjen mirë që në fund e kemi gjetur një të mesme dhe një balancë në komunitet. Disa nga ndërhyrjet janë ndërhyrje publike, si këto dritat zbukuruese që nuk i kemi në çdo lagje të Tiranës. Por, unë besoj se një lagje që ka prodhuar kaq shumë për vendin, kur kujtoj se këtu kanë pasur studiot e tyre artistët Kristaq Rama, pastaj familja Krisiko, Rira, e shumë të tjerë, vërtet mendoj se i kemi dhënë lagjes mbrapsht atë që lagjja ka i dhënë me shumë bujari gjithë Shqipërisë për vite me radhë. Për këtë arsye, ky investim është edhe një kompensim i qytetit, në shenjë mirënjohje, për të bërë diçka unike, të cilën nuk e bëjmë tipikisht në çdo lagje tjetër. Po ndërtohen ndërtesa të reja, është pjesë e gjithë zonës së “Komunës së Parisit”, kështu që duam të vazhdojmë me ndërhyrjet nëse banorët kanë dëshirë që pallatet e vjetra t’u bëjnë ndonjë investim shtesë, të tipit veshje me kapotë apo ashensor”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kjo zonë e Tiranës ka marrë përmasa të mëdha dhe nuk është më ajo lagjja ku njiheshin të gjithë me njëri-tjetrin.

Ai falënderoi punonjësit e bashkisë për punën e mirë të bërë me rehabilitimin e lagjes.

“Dua të falënderoj kolegët që kanë punuar. E di që në Tiranë pjesa më e madhe do të shkojë për pushime në korrik, gusht, por kush ka marrë punë përsipër do rrijë këtu me mua, që t’i çojmë deri në fund. Në korrik, gusht, kur njerëzit janë me pushime dhe trafiku lehtësohet, ne mund të lëvizim me mjete të rënda për të hapur rrugët dhe për t’i asfaltuar ato. Edhe qyteti është pak si telajo, ndonjëherë do duhet të korrektosh disa gjëra, ndonjëherë nuk ta mori ngjyrën tamam siç e doje dhe duhet ta përziesh përsëri, ndaj në këtë kanavacën e madhe, që quhet Tirana, na duhet të bëjmë pikturën tonë përditë”, tha ai.

Më tej, Veliaj u ndal edhe te hapësirat kushtuar artit në kryeqytet.

Ai tha se investimi në art dhe kulturë, gjatë këtyre viteve, ka prodhuar shtim të numrit të turistëve në vendin tonë.

“Mezi pres që, jo vetëm në hapësira që e dedikuara për artin, siç është Galeria e Tiranës me ekspozitën e Andy Warhol, por edhe në hapësira të tilla, të improvizuara, të mund të bëjmë art në komunitet. Kur ishim Kryeqyteti Evropian i Sportit, Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe vitin tjetër do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, pamë se këto tituj prodhuan ekonomi për qytetin. Kaq shumë turistë në Tiranë nuk i solli Zana e Malit, por u prodhua një provokim me këto aktivitete, ato sollën turistët. Investimi në art prodhon ekonomi. Di të them se për çdo një qindarkë që kemi investuar në art e në kulturë, ka prodhuar shumëfish në turizëm, me shpenzimet e tjera dhe rritjen e vlerës së pronës”, përfundoi Veliaj.

A nuk ka dal yll “Lagjja e Artistëve”? 🖌️🎨🌟🥰

Posted by Erion Veliaj on Thursday, June 13, 2024

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…