Dokumentet e rilindasve shqiptarë në Ukrainë vijnë në DPA

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) pasurohet me qindra dokumente mbi veprimtarinë e diasporës shqiptare në Ukrainë.


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) pasurohet me qindra dokumente mbi veprimtarinë e diasporës shqiptare në Ukrainë.

Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe kreu i Shërbimit Arkivor Shtetëror të Ukrainës (SASU), Anatolii Khromov, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila i hap udhën shkëmbimit të dokumentacionit që hedh dritë kryesisht mbi rolin e mërgatës shqiptarë në Odesë, gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Në fjalën e tij për mediat, Bido u shpreh se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje krijohet një kuadër ligjor, i cili krahas shfrytëzimit të dokumentacionit me dobi për publikun shqiptar, mundëson edhe shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës mes dy institucioneve bashkëpunuese. “Është një marrëveshje e rëndësishme me Arkivin Shtetëror të Ukrainës, që i shërben publikut shqiptar në shumë drejtime. Ukraina ka qenë një epiqendër përgjatë Rilindjes tonë Kombëtare. Aty janë zhvilluar një sërë aktivitetesh nga rilindasit tanë. Përtej kësaj, në Ukrainë ka një sërë vendbanimesh shqiptare, që e kanë ruajtuar gjuhën, traditën dhe zakonet shqiptare. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne biem dakord ndër të tjera për shkëmbimin e informacionit, sikurse edhe për shkëmbimin e burimeve njerëzore dhe të ekspertizës së përbashkët mes dy institucioneve tona. Ukraina, prej vitesh gjendet në një pozitë të vështirë, për shkak të luftës së padrejtë të zhvilluar aty. Megjithatë, bashkëpunimi ynë ka qenë i vijueshëm, edhe përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Sot krijojmë instrumentet legale të domosdoshme, në mënyrë që të mund të shkëmbejmë dokumentacionin për të pasuruar arkivat shqiptare lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe diasporën tonë shqiptare në Ukrainë.”, tha Bido.

Ndërkaq, homologu i tij ukrainas, vlerësoi bashkëpunimin e vijueshëm ndërinstitucional dhe ndryshimet domethënëse që DPA-ja ka sjellë në fushën e arkivistikës. “Është një nder i madh për mua të jem këtu sot dhe të kem mundësinë për të firmosur një marrëveshje. Mendoj se kjo është një ditë e shënuar për ne, pasi është vetëm hapi i parë i bashkëpunimit mes nesh. Vendet tona kanë vizione të ngjashme për zhvillimin e sistemeve arkivore. Gjithashtu, koleksionet që ne ruajmë përbëjnë dokumente të rëndësishme, si për ukrainasit, si për shqiptarët. Ky është një takim i rëndësishëm dhe shpresoj se arkivi shqiptar do të sjellë ndryshime të mëdha në fushën e arkivistikës.”, u shpreh Khromov.

Marrëveshja dypalëshe motivohet nga aspirata për bashkëveprim mes dy institucioneve arkivore simotra. Përmes këtij angazhimi, palët nënshkruese marrin përsipër të organizojnë ekspozita të përbashkëta mbi tema me interes të ndërsjellë, të marrin pjesë në konferenca shkencore dhe profesionale dhe të përgatisin për botim koleksione të përbashkëta dokumentesh.

Në bazë të parimit të reciprocitetit, DPA-ja dhe SASU-ja ndërmarrin shkëmbimin e specialistëve, në funksion të kryerjes së kërkimit të përbashkët dhe studimit të materialeve arkivore pa pagesë. Kjo marrëveshje ka një vlefshmëri 5-vjeçare dhe mund të qendrojë në fuqi edhe përtej këtij afati, në mungesë të vullnetit të palëve për t’i dhënë fund.

Jetësimi i bashkëpunimit me arkivin ukrainas vjen në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të DPA-së. Në një kalendar të ngjeshur kushtuar këtij përvjetori jubilar, do të mbahen një sërë aktivitetesh ku do të marrin pjesë drejtuesit e arkivave të rajonit dhe më gjerë.

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…