Hansen: Diploma evropiane, në zemër të paketës së Arsimit të Lartë, thelbësore garantimi i cilësisë

Në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë ishte e pranishme edhe Pia Ahrenkilde Hansen, drejtoresha e përgjithshme e Arsimit, Rinisë, Sporteve e Kulturës në Bashkimin Evropian.


Në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë ishte e pranishme edhe Pia Ahrenkilde Hansen, drejtoresha e përgjithshme e Arsimit, Rinisë, Sporteve e Kulturës në Bashkimin Evropian.

Hansen tha se 25 vite pas Deklaratës së Bolonjës, këqyr sot në Tiranë se Konferenca e Bolonjës mbetet një gur kyç. “Arsimi i lartë është më i rëndësishëm se kurrë më parë, siç e dëgjuam të thuhej në mënyrë radikale prej kryeministrit”, tha Hansen, e cila ftoi të bashkëpunohet përtej kufijve, në të mirë të studentëve dhe stafeve akademike.

“Ne jemi të kënaqur që gjithmonë e më shumë vende të zonës së arsimit të lartë në Evropë, kanë një vizion të qartë evropian si vende kandidate”, u shpreh ajo, duke renditur arritjet, por edhe se çfarë mbetet për t’u bërë më tutje.

Objektivi përfundimtar i këtij bashkëpunimi ndërqeveritar dhe ndërinstitucional, që bën bashkë studentë e stafe akademike, shoqëri të ndryshme të institucioneve të arsimit të lartë, ka për qëllim forcimin e sistemit të Bolonjës, e veçanërisht kapërcimin e pengesave për lëvizjen e studentëve.

Raporti i zbatimit të sistemit të Bolonjës i hartuar enkas për këtë konferencë, inventarizon gjithë programet aktuale në shpalosjen e mjeteve dhe politikave të Bolonjës në mbarë Zonën e Arsimit të Lartë.

Hansen tha se, gjërat kanë bërë përpara, janë përmirësuar e gjithsesi ende nuk kemi mbërritur në destinacion. Zotimet e Bolonjës ende nuk janë përmbushur nga të gjitha vendet anëtare. Garantimi i cilësisë ndërkufitare mbetet ende për t’u zhvilluar dhe përbën vetëm një fraksion të programit të akredituar sipas qasjes evropiane për garantimin e cilësisë.

“Ne i mirëpresim zotimet e ministrave për të botuar masa e plane veprimi konkrete për të adresuar mangësitë e të çohet përpara ndarja e dijes. Garantimi i cilësisë në arsimin e lartë është baza dhe gur themeli i bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha drejtoresha e Arsimit, Rinisë, Sporteve e Kulturës në BE, duke shtuar se pret propozimin e Komunikatës së Tiranës, e cila do të adoptohet nesër.

Ajo theksoi se, bashkëpunimi i plotë ndërkombëtar nuk mund të arrihet nëse studentët dhe stafi akademik nuk gëzojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje të të drejtave të tyre themelore. Kjo, sipas saj, është themelore për të ardhmen e demokracive.

Hansen tha se këtë sezon veror përfshirja do të arrijë në 60 universitete evropiane dhe aleanca që përfshijnë më shumë se 500 institucione të Arsimit të Lartë të llojeve të ndryshme në mbarë Evropën.

Pia Ahrenkilde Hansen e përmbylli fjalën e saj me Diplomën Evropiane, për të qenë konkurrentë në tregun e punës, për të cilën duhet përshpejtuar puna për një program të përbashkët të diplomimit.

Diploma Evropiane është në zemër të paketës së Arsimit të Lartë, që shoqërohet me propozimin e përmirësimin e cilësisë dhe njohjen automatike të kualifikimeve në këtë arsim.

Kjo diplomë do të mbështetet në një grup kriteresh të dakordësuar në nivel evropian dhe do të ndikojë në lëvizjen e balancuar të studentëve në Evropë për të qenë aktorë të ndryshimit gjatë studimeve të tyre.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.