Koçiu: Aparatura të fjalës së fundit në Shërbimin e Okulistikës në QSUT

Shërbimi i Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUT është pajisur me 4 aparatura të teknologjisë së fundit, Phaco, për operacionet e kataraktës.


Shërbimi i Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUT është pajisur me 4 aparatura të teknologjisë së fundit, Phaco, për operacionet e kataraktës.

Lajmi bëhet me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

E shoqëruar edhe nga drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Alma Cani, ministrja ka parë sot nga afër investimin më të fundit me pajisje mjekësore bashkëkohore në Shërbimin e Okulistikës në Spitalin Francez pranë QSUNT.

Pajisjet janë teknologjia më e avancuar e vitit të fundit dhe tërësisht digjitale, falë të cilave arrihet të shmangen ndërlikimet postoperatore, por nga ana tjetër bëjnë të mundur të trajtohen edhe ndërlikime të mundshme pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ministrja Koçiu theksoi se tashmë ky pavijon pajiset me aparaturat më të avancuara dhe që përbëjnë risi pasi hyjnë për herë të parë në shërbimin shëndetësor publik duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe zgjerimit të gamës së shërbimeve për qytetarët me të njëjtat standarde dhe aparatura si në klinikat më të specializuara të botës.

Ajo nënvizoi se me këtë investim madhor, plotësohet e gjithë gama e ekzaminimeve për shërbimet okulistike, diagnostikuese dhe ndërhyrjeve kirurgjikale në Shërbimin e Okulistikës.

Ministrja Koçiu u ndal edhe në një nga ambientet e ndërhyrjeve kirurgjikale në të cilën do mund të kryhen ndërhyrje për heqje të perdes së syrit ose kataraktës nëpërmjet aparaturës moderne që mundëson edhe shmangien e infeksioneve gjatë dhe postoperatore.

“Infrastruktura që tashmë kemi krijuar me aparaturat e reja mjekësore, krijon mundësinë mjekëve tanë për ofrimin e shërbimeve të reja mjekësore që nuk janë realizuar më parë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Investimin e kryer me këto pajisje nga MSHMS e kanë vlerësuar edhe mjekët okulistë të spitalit francez.

“Është një nga sallat që nuk ka ndryshim nga një sallë në Francë apo Amerikë”, u shprehën mjekët okulistë, të cilët vlerësuan se pajisjet e reja u mundësojnë saktësimin e diagnozës në një kohë të shkurtër te pacientët, veçanërisht te ata me diabet.

“Dëmtimet e retinës sidomos nga diabeti janë shumë të shpeshta. Kemi shumë të sëmurë me komplikacione të tilla dhe pa këtë nuk mund të dallonim as diagnozën por edhe stadin dhe çfarë mjekimi do të bësh”, theksoi një prej mjekëve.

4 pajisjet e teknologjisë së fundit Phaco, për operacionet e kataraktës, të instaluara në Shërbimin e Okulistikës, u mundësojnë mjekëve kryerjen e ndërhyrje edhe në retinë; diode lazer, një aparaturë e cila shërben për trajtimin e retinopatisë diabetike dhe patologji të tjera; skaneri i syrit, një aparaturë që futet për herë të parë në shërbimin publik dhe përdoret për zbulim të edemës makulare, në retinopatitë diabetike dhe ofron imazhe me rezolucion të lartë dhe të shpejtë në prerjet e nervit optik, retinës etj; si dhe mikroskopi operator që rrit saktësinë në ndërhyrjet kirurgjikale. Kjo aparaturë është veçanërisht e rëndësishme në operacionet okulistike ku saktësia e nivelit milimetrik mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e pacientit.

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”