Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kryeqyteti shqiptar, Tirana në fillim të viteve ’90 dhe transformimet rrënjësore që qyteti ka pësuar këto 30 vite.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kryeqyteti shqiptar, Tirana në fillim të viteve ’90 dhe transformimet rrënjësore që qyteti ka pësuar këto 30 vite.

Në një video të publikuar në eventin “Tirana nga ajri”, Rama shprehet se, “kush nuk e ka jetuar Tiranën e prag viteve 2000. Nuk ka si beson që këto foto janë kryer rrugëve të saj në atë kohë”.

“Sheshi “Skënderbej”, dikur hapësirë bosh që mbushej vetëm për manifestimet e mëdha të diktaturës së proletariatit, kthyer në një boshllëk të zymtë, ku lypsat laheshin në shatërvanët e vjetër”, thekson Rama.

“Lana, e zhdukur mes dy trenave të gjatë godinash të ndërtuara pa leje, ku derdheshin e hidheshin plehrat që kalbeshin në erën e saj kutërbuese, e cila kur binte shi fryhej e dilte nga shtrati për të përmbytur rrugët”, shton Rama.

“Veturat e vjetra azmatike që shtoheshin në një trafik të rrëmujshëm, ndërkohë që autobusët urbanë plakeshin duke mbushur kolonën zanore të qytetit me grahma të tyre të fundit”, nënvizon Rama.

“Gjëja e gjallë therej e shitej në kthina e kthesa lagjes, ku hidhej shtresa e parë e sipërmarrjes së vogël”, thotë Rama.

“Spitalet, shkollat godina të vjetra të institucioneve e dyqanet ishin shembëlltyrat evropiane të botës së tretë”, shprehet Rama.

“Qyteti rrethohej nga ardhacakët e periferive të Shqipërisë në kërkim të Amerikës së tyre të vogël, të cilët ngrinin shtëpitë tyre me paratë e familjarëve në emigracion”, shton Rama.

“Këto pamje u nxorën për këtë shfaqje nga koleksioni i fotografit amator Carlo Kuhni, i cili jetoi disa kohë në Shqipëri, ndërkohë që koleksioni i asokohshëm i Alket Islamit u dogj në një aksident fatal dhe nuk ekziston më”, shton më tej Rama.

“U zhdukën asisoj dhe plot dëshmi të marra nga ajri në vitet e para 2000, kur nisi rilindja e Tiranës së sotme, e cila 10 vjet nga sot do të jetë kryeqyteti i Evropës së Ballkanit”, përfundon Rama.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…