Një korrespondent i CNN-it fshihet në një anije të Rojës Bregdetare Filipinase…

Një anije e Rojës Bregdetare Filipinase goditi qëllimisht një anije të Rojës Bregdetare Kineze (CCG) që normalisht kryente detyrat e saj të zbatimit të ligjit


Më 5 mars, Filipinet e shkelën premtimin e tyre dhe dërguan qëllimisht dy anije të Rojës Bregdetare dhe dy anije furnizimi për të hyrë në ujërat pranë gumës Renai të ishujve Nansha në përpjekje për të furnizuar anijen luftarake të paligjshme atje. Gjatë kësaj periudhe, një anije e Rojës Bregdetare Filipinase goditi qëllimisht një anije të Rojës Bregdetare Kineze (CCG) që normalisht kryente detyrat e saj të zbatimit të ligjit, duke shpërfillur paralajmërimet e përsëritura nga Roja Bregdetare Kineze. Vlen të përmendet se i fshehur në anijen filipinase ishte një korrespondent i CNN-it.

Të nesërmen, CNN-i jo vetëm që postoi një pikturë, duke njoftuar se korrespondenti i saj ishte dëshmitar i “konfrontimit në shkallë të gjerë” midis Kinës dhe Filipineve, por gjithashtu publikoi një raport të veçantë prej tij, që përshkruante çfarë kishte përjetuar në një rrethanë kur anija filipinase ishte rrethuar nga një numër më i madh anijesh kineze.

Raporti qarkulloi shumë shpejt në mediat sociale. Për sa u përket këtyre postimeve, pala kineze, duke aplikuar algoritmet përkatëse të kërkimit, zbuloi se kishte 62 llogari që dyshohej se menaxhoheshin nga robotë socialë.

Është e qartë se kjo është bërë me dashje.

Vitet e fundit, pala filipinase ka filluar të krijojë shpesh telashe në Detin e Kinës Jugore dhe të bëjë zhurmë se Kina po “ngacmon” Filipinet, duke u mbështetur mbi epërsinë e saj ushtarake.

Komodori Jay Tarriela i Rojës Bregdetare Filipinase (PCG) ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Jay Tarriela iu bashkua PCG-së në vitin 2005 dhe u promovua si komodor në fund të vitit 2022, duke u bërë gjenerali më i ri në historinë e ushtrisë filipinase.

Vitin e kaluar Jay Tarriela, i cili sapo kishte marrë postin e vet të ri, deklaronte vazhdimisht se filipinasit nuk i kushtonin vëmendje të mjaftueshme PCG-së. Që nga ajo kohë, PCG-ja filloi të sajonte disa ngjarje për të rënë më shumë në sy.

Kina u bë objektivi.

Për këtë, PCG aplikoi dronë e dërgoi zhytës për të regjistruar me kamerë nën ujë.


Anija filipinase goditi qëllimisht anijen e Rojës Bregdetare të Kinës dhe u vu nënë kontroll(Foto:VCG)

Me pajisjet e reja, Filipinet rritën më tej dendurinë e ndërhyrjeve të tyre të paligjshme në ujërat pranë gumës Renai të ishujve Nansha. Ndërkohë, Roja Bregdetare Kineze (CCG) vazhdoi të merrte masat e kontrollit sipas ligjeve dhe rregulloreve. Por Filipinet filluan të provokonin në mënyrë aktive dhe madje u përplasën qëllimisht me anijet e CCG-së në përpjekje për të pasur më shumë materiale për spekulim.

Jay Tarriela shprehu gjithashtu në medie opinionin e tij, duke shpresuar të fitonte mbështetje nga më shumë korrespondentë ndërkombëtarë. Siç vuri në dukje ai, do të jetë pjesë e punës së PCG-së shtimi i përfshirjes së medieve në të ardhmen, në mënyrë që korrespondentët të “dëshmojnë” dhe “të provojnë” atë që Kina u ka bërë Filipineve.

Si rezultat, Filipinet paraqitën skenën që paraqitëm në fillim të artikullit tonë, d.m.th. një korrespondent nga CNN-i ishte në bordin e anijes.

Korrespondenti quhet Ivan Watso. Pas shqyrtimit të raportit të tij, doli se ishte një raport vërtet “profesionist”. Ai përshkroi atmosferën e tensionuar kur rojet bregdetare të të dy vendeve u përballën, si edhe përmendi vështirësitë e PCG-së. Por Watso nuk donte të pranonte që anijet e PCG-së goditën qëllimisht anijet e Rojës Bregdetare Kineze, duke shpërfillur paralajmërimet e përsëritura të kësaj të fundit.

Raporti i CNN-it u ripublikua, duke ndezur diskutime në medien filipinase, duke përfshirë “Rappler”, “Vera Files”, SALN dhe media të tjera të krijuara në emër të “shqyrtimit të pavarur të fakteve”.

Megjithatë, disa sondazhe tregojnë se këto media “të pavarura” mbështeten financiarisht nga Fondacioni Amerikan dhe Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA). Një strukturë e tillë shkel plotësisht dispozitat kushtetuese të Filipineve, sipas të cilave shteteve të huaja u ndalohet të kontrollojnë ose të zotërojnë mediet filipinase.

“Rappler”, për shembull, u gjet nga Bursa e Filipineve se financohet nga “Omidyar Network”, një kompani amerikane e investimeve bamirëse.

Themeluesi i “Vera Files”-it është një anëtar i Bordit të Drejtorëve të Organizatës Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve “Poynter”, një organizatë jofitimprurëse amerikane.

Gjithashtu, si “Omidyar Network”, edhe Organizata Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve “Poynter janë të lidhura ngushtë me Qendrën e Angazhimit Global (GEC) pranë Departamentit të Shtetit të ShBA-së. (Zhang Yan/Artan)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…