Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:“Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”

Kjo marrëveshje do t’i lejojë sipërmarrësit shqiptarë (biznese dhe OJF) të aplikojnë në thirrjet e BE-së për projekt propozime në kuadër të shtyllës “Konkurrueshmëria e SME-ve” të Programit të Tregut të Përbashkët në faqen e dedikuar të internetit Calls for proposals – European Commission (europa.eu). Nëse propozimet vlerësohen të suksesshme, bizneset shqiptare do të përfitojnë fondet e BE-së për të marrë pjesë, së bashku me bizneset e tjera të BE-së, në nismat e financuara nga BE.

Fokusi i marrëveshjes është pjesëmarrja e Shqipërisë në Shtyllën e Ndëmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme “SME Pillar” e cila synon forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së SME-ve, mbështetjen për SME-të, grupet, rrjetet dhe organizatat e tjera të biznesit, duke përfshirë Sektorin e turizmit, rritjen dhe krijimim e NVM-ve; lehtësimin e aksesit në tregje (përfshirë ndërkombëtarizimin); rritjen e aftësive të sipërmarrjes; përmirësimin e mjedisit të favorshëm të biznesit, transformim dixhital, mundësi të reja biznesi, duke përfshirë ekonominë sociale dhe modele inovative biznesi;

Po ashtu, marrëveshja synon rritjen e konkurrueshmërisë të ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerës industriale; për shembull: turizmi, tekstili, ndërtimi, afërsia dhe ekonomia sociale si dhe modernizimin e industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, dixhitale dhe elastike.

Pjesëmarrja në këtë program i shërben përmbushjes së objektivave strategjike për integrimin e Shqipërisë në BE dhe angazhimet e marra në kuadër të procesit të integrimit europian në veçanti në Kapitullin 20 “Politikat industriale dhe ndërmarrjet” duke kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NMV-ve.

(Marrë nga ATSH)

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…