Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi tre projektligje

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot mbledhjen e radhës në platformën online “Zoom”, ku u shqyrtuan tre projektligje.


Në drejtimin e Kryetares, Mimi Kodheli, Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot mbledhjen e radhës në platformën online “Zoom”, ku u shqyrtuan tre projektligje.

Komisioni shqyrtoi fillimisht Projektligjin “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për Aktivitetet Operacionale të Kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë”.

I ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishte Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, i cili u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është shprehje e vullnetit nga të dyja palët për përcaktimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në trajtimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar duke respektuar të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike.

“Me zbatimin e kësaj marrëveshje, do të arrihet menaxhimi dhe zgjidhja e problematikave lidhur me emigracionin dhe kërcënimet e mundshme në të ardhmen si dhe zgjidhja e krimeve të rënda ndërkufitare. Bashkëpunimi bazohet në parimet e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë ku për secilin aktivitet operativ do të dakordësohet plani operativ ndërmjet agjencisë dhe Republikës së Shqipërisë. Me lidhjen e kësaj marrëveshje nuk cënohet sovraniteti. Komanda dhe kontrolli i operacioneve mbetet përgjegjësi dhe kompetencë e strukturave tona përgjegjëse të Policisë së Shtetit. Frontex ofron vetëm mbështetje”, u shpreh Mahila.

Relatori i çështjes, Petro Koçi, nënvizoi se, migracioni dhe krimi ndërkufitar mbetet akoma një sfidë në BE dhe në vende si Shqipëria dhe se marrëveshja synon bashkëpunimin në të gjithë kufirin e Republikës së Shqipërisë që do të thotë se do të kemi më shumë mundësi për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Komisioni shqyrtoi gjithashtu Projektligjin “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës, përfaqësuar nga Rajoni Provence-Alpes-Côte D’azur, dhe Komisionit Evropian, për Programin “(INTERREG VI-B) Euro Mesdhe (Euro Med) 2021-2027””.

Projektligji u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e SASPAC, Joana Suli, e cila u shpreh se, marrëveshja mundëson që të marrim pjesë në këtë program përmes projekteve të ndryshme për të zgjeruar rritjen e bashkëpunimit me partnerët e tjerë të huaj dhe një përvojë për zbatimin me sukses të projekteve të financuara nga BE përmes këtij programi. “Programi ka katër misione operacioniale që kontribuojnë në arritjen e qëllimit të përgjithshëm që janë; forcimi i ekonomisë së qëndrueshme inovatore, mbrojtja, restaurimi dhe vlerësimi i mjedisit natyror të trashëgimisë, promovimi i jetesës së gjelbër dhe forcimi i turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh Suli.

Relatori i çështjes, Etjen Xhafaj, nënvizoi se, programi i mundëson jo vetëm institucioneve publike për të parë sektorë të ndryshëm me të cilët mund të kemi bashkëpunim, por edhe aktorëve të ndryshëm të cilët mund të jenë nga shoqëria civile.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e komisionit vijoi me shqyrtimin e Projektligjit “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (INTERREG VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”, i cili u prezantua gjithashtu nga Joana Suli, e cila u shpreh se, përfituesit potencial mund të jenë pushtetet vendore, qëndrore dhe institucionet e tyre, agjencitë klimatike, organet publike dhe përgjegjëse për shërbimet e zjarreve, përmbytjeve, emergjencat, institucionet arsimore, organizatat turistike në nivel kombëtar dhe vendor, dhoma e tregtisë, shoqatat e biznesit, fermerëve, organizatat rinore, etj.

“Pjesëmarrja e përfituesve shqiptar në këtë program do të jetë një mundësi e mirë për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit me partnerët italianë dhe malazez dhe një eksperiencë mjaft e mirë në zbatimin me sukses të projekteve të financuara nga BE përmes këtij programi”, nënvizoi Suli.

Relatori i çështjes, Blendi Klosi, u shpreh se ky projektligj i hap rrugën një projekti të rëndësishëm për ekonominë.

“Pesë prioritetet që janë pjesë e këtij projektligji janë padyshim të rëndësishme për zhvillimin e rajonit tonë”, u shpreh Klosi.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…

Global 360

Osmani me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…