Banka Botërore mbështet agroturizmin dhe zejtarinë

Banka Botërore po mbështet zhvillimin e agroturizmit dhe zejtarisë në disa bashki të vendit


Banka Botërore po mbështet zhvillimin e agroturizmit dhe zejtarisë në disa bashki të vendit, si fusha potenciale me ndikim pozitiv në ekonominë lokale.

Në një rishikim të projektit “Lidhja e rrugëve rajonale dhe lokale” që ka nisur në vitin 2018 dhe po mbështetet me kredi 50 milionë usd nga Banka, ekipi monitorues ka nënvizuar se janë hedhur hapa konkretë për mbështetjen e bashkive në disa aspekte.

Sipas BB-së, që nga fillimi i projektit e deri tani janë kryer investime në infrastrukturën rrugore.

Reabilitimi i rreth 60 km rrugë rajonale dhe lokale (objektivi fillestar ishte 55 km) ka përmirësuar aksesin dhe lidhjen në 28 qendra bujqësore dhe turistike (objektivi fillestar ishte 9). Pas përfundimit të rehabilitimit të seksioneve rrugore në Shkodër, Pogradec, Tepelenë, Vlorë Durrës dhe Bashki Fier, tre rrugë shtesë dhe masa të sigurisë rrugore janë planifikuar për financimin e projektit: Rruga Vath Koreshi në Lushnje; Spille-Vile Bashtove në Rrogozhine; Loti 2 Pogradec-Tueshemisht-Dogane në Pogradec; masat e sigurisë rrugore (në Tepelenë dhe Vlorë).

I planifikuar për t’u mbyllur në fund të 2022, projekti u zgjat në afat deri në qershor 2024 nga ana e Bankës. Sipas të dhënave, deri më tani janë disbursuar 44.45 milionë dollarë dhe mbeten ende edhe 5.55 milionë dollarë deri në fund të 6 mujorit të parë për të arritur objektivat e vendosura në planin e rishikuar ku fokusi kryesor duket se është asistenca teknike për Bashkitë.

Një komponent tjetër i këtij projekti është edhe “Kontrata e Asistencës Teknike (AT) për krijimin e Menaxhimit të Aseteve Rrugore Rajonale dhe Lokale”, që mbështet bashkitë për të miratuar kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve.

Ndërsa kontrata tjetër e asistencës teknike – mbështetja e bashkive për të përgatitur plane dhe studime mbi mbështetjen financiare përmes bankave për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë lokale po përparon gjithashtu mirë.

“Këto plane po përgatiten me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të menaxhimit të Bashkisë dhe po eksplorojnë fusha potenciale zhvillimi në agroturizëm dhe zeje tradicionale” thuhet në dokumen e BB-së.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…