Përvoja ime e mrekullueshme e urimeve të personalizuara!

“Te secili prej tyre shkova me fjalë dhe zemër, me lutje dhe dëshirime, me çiltërsinë e shpirtit”


Nga Albert Vataj

Përvoja ime e mrekullueshme e urimeve të personalizuara për Vitin e Ri 2024

Ne nuk kemi mundësi të shkojmë shtëpi më shtëpi, të trokasim derë më derë, të shtrohemi në tryeza festive, të cokim gotat dhe të shkëmbejmë urime, me të gjitha ata që na do zemra e na maston shpirti.
Teknologjisë që “vrau” kartolinat dhe po tenton gradualisht të zhbëjë çdo traditë dhe të shkulë me rrënjë çdo ndjesi përjetimi festive, kurrsesi nuk duhet lejuar të na vrasë shpirtin e kremtes, që janë urimet.

Urimet, ato qasje fjalësh dhe ndijimesh, ato ngulmime të brendshme përjetimi që na mbushin sytë me lot e zemrën me zjarr, ato hapa të ndrojtur që na shpien atje ku duam por druhemi të shkojmë, duhet të jetojnë me ne në çdo frymëmarrje dhe puls të shpejtuar, në çdo ditë që dritë.

Edhe pse mu desh shumë, shumë kohë dhe shumë predispozitë ti uroj miqtë virtualë, personalisht, një për një, ajo që mora ishte shumë më shumë se ç’mund të më sillte dhurata më e shtrenjtë që mund të më bëhej. Ishte shpirti dhe fjala që u bë pjesë e këtij ceremoniali të shenjtë, këtij akti sublim të marrëdhënies, kësaj qasjeje për të qenë i shpërblyer kaq bujarisht.

Tek secili prej tyre shkova me fjalë dhe zemër, me lutje dhe dëshirime, me çiltërsinë e shpirtit dhe përjetimin e pasionit të haresë së festës. Nuk pata asgjë tjetër që mund t’u dërgoja atyre, asgjë, por ajo që u çova ishte gjëja më e shtrenjtë që kisha për të ndarë me ta, ishte blatimi më i çmuar që i bëja kësaj mundësie për të patur kaq shumë miq, për të marrë dhe për të dhënë aq sa kurrë nuk munda uratë dhe bekime.

Është e vërtetë se urimet që dërgova dhe ato që mora, nuk janë gjithçka, por lejuam vetes të besojmë se nuk jemi të vetëm në këtë të tashme të nevojës për një fjalë të mirë dhe një urim të sinqertë.
Me përulësi i lutem atyre që nuk i’a dola t’u dërgoj urime, të pranojnë ndjesën dhe urimin e vonuar për ta dhe i siguroj se janë tek unë po aq të çmuar dhe të pazevendësueshëm.

FALEMINDERIT SECILI PREJ JUSH!
Përzemërsisht,
Albert Vataj!

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…