“Code 2”, filozofia e koduar e ngjyrave të Kamuran Gorancit

REPORTAZH – Ekspozita impresioniste e piktorit kosovar, Kamuran Goranci, e hapur në Galerinë e Artit Tiranë (GAT)


Nga Dash Frashëri

“CODE 2”

Kështu titullohet ekspozita impresioniste e piktorit kosovar, Kamuran Goranci, e hapur në Galerinë e Artit Tiranë (GAT). Kurator i ekspozitës është Zeni Ballazhi.

Kjo ekspozitë solli për artdashësit 20 piktura dhe një larmishmëri ngjyrash të cilat ngjallin emocion. Ajo do të qëndrojë e hapur deri, më 3 janar 2024.

“Në prag fundviti GAT ju fton në çeljen e ekspozitës “CODE II”! Një përmbledhje e veçantë e pikturave të punuara mbi ndjeshmërinë dhe harmoninë e pranishme dhe të koduar nga aspekti artistik, duke fiksuar përfundimisht realitetin, imazhet dhe emocionet e piktorit Kamuran Goranci në strukturat e ëndrrave të tij”, shkruan GAT në rrjetet sociale.

Në prag fundviti GAT ju fton në çeljen e ekspozitës “CODE II”! Një përmbledhje e veçantë e pikturave të punuara mbi…

Posted by Galeria e Artit Tiranë on Friday, December 15, 2023

Ceremonia e Hapjes ishte dinjitoze për një nga emrat më të famshëm, të artit kosovar, i cili prej 47 vitesh, nga 1976, ka dhënë kontributin e tij në institucione të ndryshme artistike, si profesor i artit, gjithashtu edhe në pozicione drejtuese në disa prej tyre.

Drejtoresha e GAT, arkitekja Edit Pula dhe ish-drejtori i GAT, piktori Abaz Hado, ishin të pranishëm. Edhe vetë Goranci ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve “Vizioni i ri 2000” në Gjakovë.

I pranishëm ishte dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Ekspozita në Tiranë hapet pas ekspozimit të veprave në në “Galerie im Alten Pfandhaus”, në Köln të Gjermanisë, ku ekspozoi gjashtëmbëdhjetë vepra. Pikturat janë kompozicione ekspresive, abstrakte dhe bashkëkohore

“Ekspozita ime e parë jashtë Kosovës ishte në Këln të Gjermanisë, mund të them se kishte audiencë mund të them dhjetëfishi këtu, por peshë më shumë ka Tirana, që arti ynë të jetë në Tiranë pastaj ne vende të tjera. Pikërisht me anë të ngjyrave luaj, shtresave, toneve me anë të njollave”, tha Kamuran Goranci gjatë intervistës për EuroNews Albania.

***

Piktori Kamuran Goranci, i lindur në Prizren, është edhe producent. Fakultetin e Arteve e kreu në Universitetin e Prishtinës, në Degën e Pikturës, në klasën e profesor Muslim Mulliqit. Magjistraturën e kreu në Beograd, në vitin 1981, dhe e fitoi titullin akademik magjistër i pikturës.

Nga viti 2017 është angazhuar si një nga bashkëthemeluesit e Asociacionit Vizual të Artistëve të Kosovës, në të cilin mbajti edhe pozicionin Drejtues deri në vitin 2022.

Ka qenë producent në tre filma të metrazhit të gjatë: “Etjet e Kosovës” të regjisorit Sunaj Raça, “Anatema” të Agim Sopit dhe “Tri dritare dhe një varje” të Isa Qosjës

Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare, personale e kolektive në të cilat është vlerësuar disa herë me çmime të ndryshme.

Kamurani ka shumë miq piktorë nga Shqipëria, një prej tyre është dhe Buron Kaceli.

***

Si botues i gazetës online “Tirana Diplomat”, një portali dashamirës ndaj artit, e kisha për kënaqësi të isha edhe unë një ndër vizitorët e saj.

Dhe me të vërtetë është një ekspozitë e bukur. E cila kurrsesi nuk duhet lënë pa e vizituar. Pa i shijuar veprat e mrekullueshme të Kamuran Gorancit.

“Ngjyrat në këto kompozicione janë pastuoze, të gurëzuara, të hedhura andej-këtej, ku shprehet gjendja ekspresive. Pra, në këto raste paraqiten disa pamje ekspresioniste abstrakte, por me një barazpeshë të dritës dhe errësirës së ngrohtë dhe të ftohtë, me forma dhe ngjyra të zhveshura dhe të çuditshme”, shkruan Zeni Ballazhi, në tekstin kurativ që shoqëron ekspozitën.

Ashtu siç i shijoi edhe një artist i madh, si Saimir Strati, mbajtësi i 11 Rekordeve Guinnes, një mik i hershëm i 68-vjeçarit Goranci, i cili pasi u dplomua në Akademinë e Artit Figurativ në Prishtinë për pikturë, kreu Magjistraturën në Akademinë e Arteve në Beograd (1981). Por dhe emra të “rëndë” si skulptori Maksim Bushi dhe piktori Ilir Butka.

***

Kamuran Goranci dhe veprat e tij  janë një pikturë në veprim, të  ngjashme herë me piktorin amerikan Jackson Pollock

… dhe herë me piktorin holandez, Piet Mondrian, i konsideruar si një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të XX, dhe herë…

… me piktorin e famshëm francez, Yves Klein.

***

“Ajo çfarë tërheq në konstrukstin kompozicional është, pa dyshim, trajtimi i formësimeve logjike. Nëpërmjet saj krijohen kompozime monumentale, ku detajet dhe masat e mëdha zgjidhe duke zvogëluar dhe zmadhuar gjurmët koloristike, për të parë më tej trajtime më specifike në rikokompozimet e tyre”, shkruan kuratori Ballazhi në katalogun e ekspozitës.

Pikturat në teknikën e akrilikut, duken mjaft bukur përmes një rrezatimi tredimensional ndriçues dhe shumëngjyrësh.

Ato janë të sofistikuara, një filozofi e koduar përmes ngjyrave.

Kodi i artit i veprës së Kamuran Gorancit i referohet një praktike të arteve abstrakte, ato paraqesin një kanë një evoluim teknik dhe përsosmëri realizimi.

Një ekspozitë e bukur, e gdhendur në kujtesën time dhe në arkivën artistike të “Tirana Diplomat”.

_________________

Tiranë, më 29 dhjetor 2023

 

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor