Veliaj uron Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse: Këtë vend e çojnë përpara vetëm shqiptarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranësj përcolli sot urimet për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja Ortodokse për ditën e Krishtlindjes


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli sot urimet për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja Ortodokse për ditën e Krishtlindjes. Veliaj tha se vendin e çojnë përpara vetëm shqiptarët të bashkuar.

“Gëzuar festën. Jo vetëm gjithë besimtarëve por edhe të gjithëve ju që jeni në krye të detyrës, në një ditë ku shumica e njerëzve janë pushim dhe kanë marrë kohë me familjen e tyre. Është një bekim i madh që ajo që ne marrim si të mirëqenë, që është harmonia e besimit është në fakt diçka që kultivohet përditë dhe këto vizita janë pjesë e këtij kultivimi. Fakti që përtej politikës, përtej ndasive, prejardhjes, secili bashkohet në festa të tilla të bën që të urosh sikur të jetë Krishtlindje përditë, sikur të ishim përditë kaq të mirë, sikur të ishim përditë kaq bashkëpunuese”, tha ai.

“Nëse do jetonim përditë sikur të ishte Krishtlindje apo Pashkë apo Bajram dhe Ramazan, atëherë unë besoj që do ishim përditë më të mirë me njeri tjetrin, jo vetëm në ditët speciale. Lutja dhe urimi im është të jetojmë përditë si të jetë një Krishtlindje dhe të jetojmë përditë me një motivim që ta çojmë këtë vend përpara, shtoi Veliaj.

“Ne kemi kuptuar që këtë vend e çojnë përpara vetëm shqiptarët, siç kemi kuptuar që po shqiptarët mund të pengojnë njeri tjetrin, për ta çuar vendin përpara. Uroj tek secili një mendje të kthjellët, më shumë dashuri, më pak inate dhe cic-mice, më shumë punë, më pak llafe e llogje, intriga dhe më shumë frymëzim për të ecur përpara, se sa duke mbajtur kokën mbrapa për të larë hesapet e së kaluarës. Faleminderit e gëzuar festën!”, tha Veliaj.

Lexo më shumë nga

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Lamtumira e parakohshme e Gerti Bogdanit!

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik i arsimuar në SHBA.