Çuçi: Nuk mund të na kushtëzojë asgjë për të realizuar Reformën në Drejtësi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste flet edhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes me Italinë për migrantët


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u shpreh sot se nuk mund të na kushtëzojë asgjë për të realizuar reformën e madhe të Shqipërisë, Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për medie, Çuçi u shpreh se dje në samitin BE-Ballkani Perëndimor kishte një deklaratë të përgjithshme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të merret një vendim në mbledhjen e ardhshme të KE-së.

Sipas tij, “kjo është çështje e Athinës, nuk është çështje e Shqipërisë”.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë në lidhje me drejtësinë e re. Nuk mund të na kushtëzojë asgjë për të realizuar reformën e madhe të Shqipërisë”, tha ai.

I pyetur mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes me Italinë për migrantët, Çuçi tha se kjo është e drejtë e tyre dhe ne e zbatuam vendimin e Gjykatës Kushtetuese pa diskutim duke e hequr nga rendi i ditës.

“Por ne i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje pasi është shumë e rëndësishme për të treguar se ne jemi vend europian”, tha ai. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…