120-vjetori i shkollës në Iballë të Pukës, Begaj: Mundësi për të reflektuar mbi mësimin e shqipes

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 120-vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 120-vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e para shkollë shqipe e hapur në malësinë e Pukës nga “shkollari” Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës.

Në përvjetorin e shkollës, komuniteti i Iballës organizoi një ceremoni që bëri bashkë të shkuarën dhe të sotmen duke risjellë në vëmendje personalitetet e dala nga kjo shkollë, kontributi i të cilëve është shënuar në momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë.

Në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjelle dije ndër breza.

“Këto vise kanë nxjerrë shumë patriotë e njerëz të dijes, por kur përmendet shkolla e Iballës, dëshiroj të veçoj emrin e nderuar të një patrioti të shquar e mjeshtri të shqipes si Dom Ndre Mjeda dhe vëllait të tij Imzot Lazër Mjeda. Ne të gjithë e duam shqipen, e shumë autorë shqiptarë i kanë kushtuar vargje asaj. Por, disa prej tyne dallohen për melodinë që i rrjedh në vargje, për përkushtimin që kanë për çdo tingull, e për bukurinë mahnitëse më të cilën e flasin gjuhën tonë. I tillë është Ndre Mjeda, bir i këtyre trojeve, shqiptar i kulluar e mjeshtër i shqipes”, u shpreh Begaj.

Sipas tij, festimet e sotme janë edhe një mundësi për të reflektuar mbi mësimin e gjuhës shqipe në vendin tonë.

“Në mesazhin që i kam drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në fillimin e sezonit parlamentar kam vënë veçanërisht theksin në mësimin e gjuhës shqipe. Duhet të insistojmë e kujdesemi për cilësinë e këtij mësimi dhe cilësinë e shqipes që përdorin fëmijët tanë. Kam sugjeruar që shkolla, veçanërisht me anë të mësimit të gjuhës shqipe, të kthehet në vatër angazhimi për prindër e komunitete të cilët punojnë bashkërisht që gjuha jonë të përdoret e kultivohet me përkujdesjen që i takon”, tha Begaj.

“Historia e shkollës suaj e tregon fort qartë sa e shenjtë ashtu gjuha për ne shqiptarët.
Ju keni bërë shumë për fshatin tuaj. Ne si shtet kemi përgjegjësinë të bëjmë edhe më shumë që kjo pasuri të ruhet, kultivohet. Puna juaj meriton më shumë mbështetje, më shumë promovim, më shumë të ardhura”, shtoi Begaj.

“Në këtë kuptim sidomos vitet e fundit janë bërë hapa shumë të rëndësishëm, por në rrugëtimin tonë, tashmë të përshpejtuar drejt Bashkimit Europian, duhet e do të bëjmë dhe më shumë për këto zona të një pasurie të veçantë traditash lokale, historike shqiptare e natyrore europiane”, tha presidenti.

Presidenti Begaj mori në disa aktivitete siç ishin çelja e muzeut të shkollës, nderimi që iu bë kontrubuesit të hapjes së kësaj shkolle ”Frrok Kol Pemati”, ceremonia e emërtimit të rrugës “I Lumi Fran Miraka” dhe një koncert nga artistë të Iballës të ardhur nga gjithë bota.
Në ambientet e shkollës u ekspozuan librat e autorëve të dalë nga kjo shkollë dhe tablo pikturash për peizazhin e kësaj malësie.

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.

Global 360

SHBA, të burgosurit diplomohen në universitetet më të mira

Marrja e diplomës u mundëson të burgosurve të integrohen më lehtë në shoqëri pas kryerjes së dënimit

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

102-vjeçari që drejton shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkatdhetarë të udhëve të atdheut e në emigracion.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.