Mozaikët e Dr. Myftar Cubit, kur aktorët luajnë përmes gurëve

REPORTAZH nga ekspozita në mozaik e Dr. Myftar Cubi: “Aktorët shqiptarë ndër vite”


Nga Dash Frashëri

Të pikturosh me gurë!

Të bësh aktorët të “riluajnë filmat e tyre” përmes gurëve. Kjo është përshtypja ime, për një nga ekspozitat më të bukura që kam parë.

Ekspozita në mozaik e Dr. Myftar Cubi: “Aktorët shqiptarë ndër vite”, e hapur në Muzeun Historik Kombëtar më dhuroi një kënaqësi që rrallë e kam përjetuar.

Dr. Myftar Cubi është një nga emrat më të rëndësishëm, veçanërisht i njohur për punimet e tij në mozaik, një dashuri e lindur qysh në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe e konsoliduar gjatë studimeve të tij në Akademinë e Arteve.

Emrat më të shquar të aktrimit shqiptar nuk janë pikturuar me penel apo gdhendur me daltë, por me gurë, me një pasion të rrallë dhe një realizim të përkryer nga një mjeshtër si Myftar Cubi.

Janë 46 portrete të aktorëve shqiptarë në mozaik. Cubi tregon se ideja nisi nga dashuria për kinemanë e vjetër, që përmes këtyre figurave, është bërë pjesë e çdo familje shqiptare.

Janë ikonat që bënë historinë e filmit shqiptar, me imazhet më shprehëse nga filma ku interpretuan, të jetësuara në mozaik, të cilat artisti i ka realizuar përgjatë një viti.

Nga Naim Frashëri, Bekim Fehmiu, Ndrek Luca, Piro Mani, Sandër Prosi, Rikard Ljarja, Astrit Çerma, Bujar Kapexhiu, Vangjush Furxhi, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, Birçe Hasko, Reshat Arbana, Petrit Malaj, Violeta Manushi, Marie Logoreci, Elvira Diamanti, Roza Anagnosti, Eva Alikaj, Yllka Mujo apo Rajmonda Bulku, të gjithë në rolet më pikante të tyre.

“Jo vetëm unë, por të gjitha familjet shqiptare, mendojnë se aktorët janë pjesë e asaj familje. Për më tepër unë mendoj se aktorët shqiptarë, janë pasuri kombëtare!”, shprehet artisti Myftar Cubi.

Por, sa kohë i duhet të pikturojë një mozaik?

“Një portret, bie fjala si ai i aktorit Rikard Ljarja, më është dashur dy javë ta mbaroj”, tha Cubi gjatë një interviste për TiranaDiplomat.com.

Një realizim i bukur që tërhoqi vëmendjen edhe të kësaj gazetareje spanjolle, me të cilën bashkëbisedova gjatë vizitës së saj në muze.

Cubi duhet të jetë i bekuar me dhuntinë për të punuar me gurë, të cilët i mbledh dhe i përzgjedh me kujdesin e një “amvise” dhe i “gatuan” si një Mastershef, pasi gurët duhen “situr” në formë dhe në ngjyrë.

Arti i Myftar Cubit i ngjan atyre duarve të padukshme të magjisë së krijimit.

Vizitorë të shumtë e kanë shijuar në maksimum ekspozitën e tij, përfshirë dhe të huaj.

Kjo vizitore është një piktore italiane, Susanna Casale. Restauratore e njohur në Itali. E befasuar nga cilësia e punimeve të Myftar Cubit, aq sa nuk e beson se janë gurë naturalë, por artificialë dhe të ngjyrosur.

“Janë punime të mrekullueshme. Jam shumë e befasuar. Është një artist i madh”, më thotë Susanna për Cubin.

Artisti shqiptar i kujton se një punë e tij ndodhet në Vatikan, pikërisht e dhuruar kur Papë isht Gjon Pali II, çka e surprizoi piktoren italiane.

Bashkëshorti i saj, Mauro Bellini, është fotograf profesionist. Edhe ai flet me konsiderata për punimet.

Një befasi e bukur është takimi me aktorin, regjisorin dhe piktorin Bujar Kapexhiu, pikërisht te mozaiku me portretin e tij, në rolin e Bepinit të filmi “Dueli i Heshtur”.

Turistë të shumtë ndalen tek ekspozita e Dr. Myftar Cubit dhe mbeten të mahnitur!

Edhe ky spanjoll, Francisco Vargas, ish-futbollist i Realit të Madridit.

Lexo më shumë nga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me Ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay

Ambasadorët ndanë vlerësime edhe rreth zhvillimeve në të dy vendet respektive, bashkëpunimit të tyre në organizatat shumëpalëshe

Global 360

Deklarata Schuman që shënoi Ditën e Evropës

Dita e Evropës, e cila mbahet çdo vit më 9 maj, feston paqen dhe unitetin në Evropë

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me Ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay

Ambasadorët ndanë vlerësime edhe rreth zhvillimeve në të dy vendet respektive, bashkëpunimit të tyre në organizatat shumëpalëshe