BE mbështet Fuqizimin e Mbrojtjes Civile në Shqipëri

I mbështetur nga Projekti Fuqizimi i Aftësive Ripërtëritëse në Shqipëri, RESEAL, që zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) me financim të qeverive Suedeze e Portugeze


Ekspertë ndërkombëtarë të Mekanizmit të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile (UCPM) dhe aktorët vendas pjesë e mbrojtjes civile dhe menaxhimit të fatkeqësive në nivel kombëtar janë mbledhur bashkë për t’u njohur me legjislacionin e BE-së, rregullat dhe procedurat, që Shqipëria duhet të zbatojë si anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në përballje me emergjencat dhe fatkeqësitë.

I mbështetur nga Projekti Fuqizimi i Aftësive Ripërtëritëse në Shqipëri, RESEAL, që zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) me financim të qeverive Suedeze e Portugeze, ky workshop 3-ditor synon të rrisë kapacitetet e Shqipërisë në zbatim të legjislacionit të Mekanizmit të BE-së, vlerësimin e riskut kombëtar dhe ndërkufitar, menaxhimin e riskut dhe raportimin, njohuri dhe aftësi të domosdoshme për arritjen e standardeve të duhura të stafeve dhe ekipeve shqiptare, të cilat do të ndërveprojnë me ekipet evropiane në raste fatkeqësish.

“Anëtarësimi në mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile është një hap shumë i rëndësishëm për forcimin, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në nivel evropian, që do të përmirësojë sistemin kombëtar të mbrojtjes civile dhe menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë, dhe që duhet të pasohet me fuqizimin e kapaciteteve të strukturave tona dhe investime në sistemet e paralajmerimit të hershëm për të përballuar sfidat me të cilat përballemi si pasojë e ndryshimeve klimatike”, vlerësoi drejtori i përgjithshëm i AKMC-së Haki Cako.

“UNDP në partneritet me qeverinë e Suedisë dhe Portugalisë po mbështet plotësisht, në të gjitha nivelet, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nën drejtimin e të cilës po koordinohen dhe menaxhohen të gjitha proceset që po përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme sistemin e mbrojtjes civile në vend,” theksoi Francisco Roquette zv.përfaqësues Rezident i UNDP në Shqipëri.

“Eshtë shumë e rëndsishme të kemi angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë,” tha Linda Gjermani, Oficere Programi pranë Ambasadës suedeze në Shqipëri, duke vlerësuar se mbështetja e Suedisë për forcimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes civle në vend do të vijojë edhe në të ardhmen.

Përgjatë 3 ditëve do të ndahen njohuri të hollësishme mbi procedurat, detyrimet dhe përfitimet si anëtare me të drejta të plota që Mekanizmi Evropian ka për ndërhyrjet brenda brenda dhe jashtë emergjencave të BE-së si dhe burimet në dispozicion të vendeve anëtare për aktivitetet e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Aktivitete të tilla janë angazhim i Ministrisë së Mbrojtjes, AKMC dhe UNDP në fuqizimin e aftësive të Shqipërisë në menaxhimin e fatkeqësive në përputhje me legjislacionin e BE-së si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe standardet ndërkombëtare. Me mbështetjen e projektit të UNDP, RESEAL Shqipëria ka hartuar dhe aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planin e Veprimit 2023-2030, Vlerësimin Kombëtar të Riskut dhe është duke përfunduar Planin Kombëtar të Emergjencave Civile.

AKMC është struktura kryesore përgjegjëse për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo punon për të mbrojtur popullsinë dhe infrastrukturën kritike përmes masave të gatishmërisë, reagimit dhe rimëkëmbjes gjithëpërfshirëse. Duke forcuar partneritetet dhe mbështetjen ndërkombëtare, AKMC përpiqet të ndërtojë një Shqipëri ripërtëritëse, të aftë për të përballuar dhe zbutur në mënyrë efektive ndikimet e risqeve dhe sfidave të ndryshme.

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…