Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën memorandumin e bashkëpunimit, i cili do të nxisë transformimin digjital me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit.


Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën memorandumin e bashkëpunimit, i cili do të nxisë transformimin digjital me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit.

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për mediet ka dhënë detaje mbi memorandumin e nënshkruar mes dy vendeve sot. Ministria e Drejtësisë bën të ditur se memorandumi u nënshkrua në Tiranë, në vizitën e parë që një ministër i Drejtësisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite zhvillon në Shqipëri.

“Sot, në një takim zyrtar në Tiranë, ministri i Drejtësisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Waleed Mohammed Alsmani, u prit me nderim nga ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë”, njofton Ministria e Drejtësisë.

“Në këtë kontekst, është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Drejtësisë. Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë përkrahjen për transformimin digjital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi”, bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

“Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare”, vijon njoftimi.

“Gjithashtu, parashikohet shkëmbimi i vizitave ndërmjet ekspertëve dhe specialistëve të drejtësisë nga të dy vendet, me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave të vlefshme në fushën e drejtësisë”, bëhet me dije nga njoftimi.

Marrëveshja e sotme ndërmjet dy palëve do të shërbejë si pikënisje e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, që shumë shpejt do të zgjerohet edhe me një tjetër marrëveshje me karakter civil dhe tregtar.

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group

Global 360

Presidenti Macron akuzohet për tradhti ndaj Francës!

Mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, në Pallatin Elysée.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Si do ta shkruante Inteligjenca Artificiale romanin tim “Komploti”!

Do të quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor: Inteligjenca Artificiale. Çmimi: falas.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group