BRICS dhe udhëkryqi historik në qeverisjen globale: nga balanca e fuqisë, në balancën e përfaqësisë

Zgjerimi pasqyron zgjidhjen e vendeve të BRICS për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar me vendet e tjera në zhvillim, përmbush pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar dhe u shërben interesave të përbashkëta të tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim, theksoi Xi


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Denominur si organizata “kampion” i një zëri më të qenësishëm për të ashtuquajturin Jugun Global, grupimi BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) synon të promovojë një alternativë dhe jo një zëvendësim të një rendi botëror që tradicionalisht është përqendruar rreth fuqive perëndimore. Blloku është mbledhur për samitin e tij të 15-të vjetor në Johanesburg, ku shumë tema si zgjerimi i BRICS, konflikti Rusi-Ukrainë dhe bashkëpunimi financiar i grupeve do të jenë në tryezë të bisedimeve.

Vendet e BRICS janë të larmishme për sa i përket sistemit të tyre ekonomik dhe politik, gjë që ndonjëherë mund ta bëjë sfiduese arritjen e një konsensusi për çështje të caktuara, por mundësitë dhe potencialet janë shumë më të mëdha se sfidat. Në fund të fundit, këto vende përbëjnë 42% të popullsisë së botës me 3.2 miliard njerëz, afro 30% të PBB-së globale dhe afro 1/5 e tregtisë botërore, shkurt, janë shumë të mëdhenj për t’u neglizhuar. Për më tepër me prurjet e reja në BRICS, tani këto vende bashkë kontrollojnë 80% të rezervave të naftës në botë.

Rrugëtimi dhe angazhimet e BRICS


Flamurë kombëtarë të pesë vendeve të BRICS-it(Foto:VCG)

Për sa i përket nivelit të bashkëpunimit, ndër vite midis këtyre vendeve është krijuar besimi dhe është thelluar dialogu. Nga perspektiva ekonomike, politike, zhvillimi social, etj, vendet anëtare të BRICS janë shumë të diferencuara nga njëra tjetra, por kjo nuk i ka ndalur që të gjejnë ose të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe konsultimi. Që në fillimet e veta BRICS ka qenë një organizëm më vete për interesat e Jugut Global, interesat e vendeve në zhvillim sepse po të shohim historinë e këtyre 5 vendeve kanë patur problematika të mëdha ekonomike, vështirësi të mëdha për të arritur këtu ku janë dhe 4 vendet e tjera përveç Kinës kanë akoma shumë rrugë për të bërë. Rrugën e zhvillimit këto vende e njohin mire. Kina ka shumë eksperiencë për të dhënë në drejtim të tregtisë botërore, prodhimtarinë vendase, lëndët e para, investimet e huaja dhe të brendshme. Vendet në zhvillim e shohin këtë mekanizëm si një urë tjetër jo të kundërt të sistemit aktual ndërkombëtar, por është thjesht një alternativë tjetër që atyre vendeve mund t’u japë mundësi investuese dhe baza për infrastrukturë. Mekanizmi i bashkëpunimit BRICS është shumë i ndryshëm në krahasim me organizatat ndërkombëtare ekzistuese. Së pari, është një mekanizëm i hapur dhe me institucione gjithëpërfshirëse, pavarësisht të gjitha dallimeve që vendet pjesëmarrëse mund të kenë mes tyre. Së dyti, vendet anëtare, por edhe ato vende që po dëshirojnë t’i bashkohen, po trajtohen të gjithë si të barabartë, pasi është vendosur se kjo nuk do të jetë një marrëdhënie vendesh me sekuenca dhe shtresëzime rëndësie, qofshin këto ekonomike, ushtarake, politike etj.

Liderët në Johanesburg

Afro 70 liderë nga Azia, Afrika, Amerika Latine, etj., u mblodhen në Afrikën e Jugut për samitin e BRICS. Nga të gjitha samitet që janë organizuar deri më tani që nga viti 2009, ky samit është një nga më sfiduesit pasi tematikat në tavolinën e bisedimeve, situata aktuale në Ukrainë, trendi i de-dollarizimit, tek R5, monedhat e BRICS (Kina – RMB, Rusia – Rubla, India – Rupia, Brazili – Reais, Afrika e Jugut – Rand), e shumë pika të nxehta u diskutuan dhe u analizuan. Johanesburg ka rrëmbyer vëmendjen e botës si kurrë më parë, pasi po flitet për një numër çështjesh që sinjalizojnë një pikë kthese në historinë njerëzore pasi jemi duke përjetuar transformimin në një rend botëror shumëpolar. Ky mekanizëm bëhet interesant sepse padyshim që çdo vend pjesëmarrës do të punojë para së gjithash për interesat kombëtare por, duke qenë pjesë e këtij institucioni ata i shërbejnë më tej zhvillimit dhe BRICS ju ofron një platformë ndërkombëtare ku ata mund të shprehen qartë dhe në mënyre efektive. Institucioneve do t’u ofrojë një platformë për të shprehur në mënyrë më efektive interesat dhe kërkesat e tyre, qëndrimet politike, parimore, perspektivat e vendeve të tyre dhe patjetër si e duan të ardhmen e botës dhe si e shohin aktualitetin.

Fjalët kyçe në takimet e BRICS janë promovimi dhe transformimi ekonomik, thellimi i zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të balancuar, konsensus për vendimet…dhe patjetër që me këto elemente bazë një institucion si BRICS bëhet joshës për dhjetëra vende të tjera.


Liderë pjesëmarrës të Samitit të 15-të të BRICS-it dalin në fotografi(Foto:Xinhua)

Teknik kinez po ndihmon kolegun e Afrikës së Jugut në një fabrikë të makinave në provincën Cape Lindor të Afrikës së Jugut(Foto:Xinhua)
Një teknik kinez po ndihmon kolegun e Afrikës së Jugut në një fabrikë të makinave në provincën Cape Lindor të Afrikës së Jugut, 9 maj 2023(Foto:Xinhua)

Zgjerimi i BRICS dhe implikacionet e mëtejshme

BRICS ka marrë 40 aplikime nga vende të tjera për t’u bashkuar, 23 formalizuar në letër, dhe afro 20 jo-formale. BRICS ofron një platformë të mirë për vendet anëtare, takimet vjetore te niveleve të larta, pasi qëndrueshmëria, pjesa e PBB-së globale, modelet e reja të bashkëpunimit e bëjnë BRICS një mekanizëm tejet tërheqës, sidomos për vendet në zhvillim. Shumë nga këto vende, sidomos në kontinentin Afrikan, janë ankuar prej dekadash se ndihen të përjashtuar nga Sistemi Ndërkombëtar. Ҫfarë ata duan është që zëri dhe interesat e tyre të dëgjohen në skenën globale. Sipas shumë ekspertëve nga vendet në zhvillim, BRICS duhet të vendoset në udhëheqjen e rrugës për reformimin e qeverisjes globale, duke mbrojtur interesat e Jugut Global dhe duke mundësuar zëra më të mëdhenj për botën në zhvillim në rendin ekonomik global. Vendet pjesëmarrëse po duan të shkruajnë një kapitull të ri, pasi BRICS u ka ofruar vendeve në zhvillim një mundësi për të rritur ndikimin e tyre dhe për të përforcuar zërat e tyre në qeverisjen globale. BRICS u lejon vendeve të rreshtohen me një grup që kërkon të promovojë multipolaritetin dhe një sistem ndërkombëtar më të drejtë. Fakti që shumë vende shprehin interes dhe duan të jenë pjesë e BRICS është një shenjë e faktit se ky grupim ka qëndruar i vërtetë ndaj vlerave dhe ndërmarrjes së tij origjinale për të siguruar që Jugu Global të jetë më i përfshirë në sistemin e qeverisjes botërore. Duke qenë se këto vende kanë edhe shumë objektiva të përbashkëta, zyrtarisht u njoftua zgjerimi i grupimit për të përfshirë edhe Argjentinën, Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të rinj. Anëtarësimi i gjashtë vendeve do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Presidenti kinez në Afrikën e Jugut


Presidenti kinez Xi Jinping me homologun e Afrikës së Jugut, Ramaphosa(Foto:Xinhua)

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në Samitin e 15-të të BRICS. Në mars 2013, si pjesë e turneut të tij të parë jashtë vendit si kreu i shtetit të Kinës, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Afrikën dhe mori pjesë në Samitin e 5-të të BRICS të mbajtur në Afrikën e Jugut, ku ai parashtroi parimet udhëheqëse të politikës afrikane të Kinës dhe shpjegoi vizionet për përmirësimin e mekanizmit BRICS. Dhjetë vjet më vonë, Samiti i BRICS mbahet përsëri në kontinentin afrikan. Ndërsa, Xi bashkë-kryesoi me Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dialogun i liderëve të Afrikës, palët patën shkëmbim të thelluar të pikëpamjeve mbi sfidat e spikatura globale.

Zgjerimi pasqyron zgjidhjen e vendeve të BRICS për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar me vendet e tjera në zhvillim, përmbush pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar dhe u shërben interesave të përbashkëta të tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim, theksoi Xi. Ai shtoi se zgjerimi do të injektojë vitalitet të ri në mekanizmin e bashkëpunimit dhe se vendet e BRICS duhet të mbrojnë frymën e gjithëpërfshirjes, të mbrojnë bashkëjetesën paqësore e harmoninë midis qytetërimeve dhe të promovojnë respektimin e të gjitha vendeve në zgjedhjen e pavarur të rrugëve të tyre të modernizimit.

Së fundmi, si çdo organizatë tjetër në një fazë të rritjes organike dhe maturimi do kohë, mund dhe kompromis. Ndërsa BRICS do të transformohet në një organizatë më të strukturuar brenda vetes, me një agjendë shumë specifike bazuar në rezultate duke patur parasysh dhe respektuar dinamikat e brendshme, po bëhet një zë strategjik, i mirëkoordinuar, me impakt global dhe me fokusin për të përshpejtuar rritjen, zhvillimin dhe multilateralizmin gjithëpërfshirës.

BRICS është një organizatë pioniere që përmbledh vende që deri më sot ishin në periferi të sistemit botëror, ku po formëzohet një sistem i ri që nuk është një alternativë ndaj institucioneve perëndimore, por është diçka e re në shërbim të shumicës. Dhe ndërsa vendet e zhvilluara këto ditë kanë mbajtur ngjeshur narrativën e “lidershipit të padiskutuar të Kinës” në këtë organizatë, përgjigjja vjen nga numri një i politikëbërjes kineze në fjalimin e tij në Johanesburg, që të mos shqetësohet kush pasi “Hegjemonizmi nuk është në ADN-në e Kinës…”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.