Tirana e preferuar nga turistët në çdo skaj

Përveç pjesës urbane, vizitohet edhe zona periferike e Malësisë


Kryeqyteti shërben si pikënisja e tureve turistike kryesore të vendit sipas operatorëve të guidave për të huajt. Sheshi “Skënderbej”, Muzeu Kombëtar apo Kalaja e Tiranës janë vetëm disa prej pikave më të preferuara të vizitorëve të shumtë.

“Pikënisje e të gjitha tureve kulturorë, të bregdetit fillon nga Tirana. Fillon me sheshin Skënderbej, me Opera House me Muzeun Kombëtar, pastaj bëjnë një xhiro bulevardit, pastaj me pjesën e ish-bllokut. Është një pjesë shumë e kërkuar, një pjesë historike që tregon historinë komuniste. Pastaj kalojmë në Bulevard dhe tani është bërë një pjesë turistike edhe stadiumi dhe mbas stadiumit vazhdojnë me pjesën tek Kalaja.”

Ndryshe nga shumë vite më parë, tashmë shumica e vizitorëve vijnë në mënyrë individuale dhe jo domosdoshmërisht me agjenci turistike.

“Një risi tjetër e këtij viti është se grupet po vijnë në mënyrë individuale dhe kjo tregon se është vrarë frika. Deri para disa vitesh 90 % e turistëve vinin të organizuar me agjensi turistike për arsye se kishin siguri më të lartë ndërsa tani po vijnë pothuajse 90% e turistëve që shihni në Tiranë vijnë në mënyrë individuale.”

Përveç pjesës urbane të kryeqytetit, nuk mungojnë edhe zonat atraktive të periferisë që zgjidhen nga turistët.

“Liqeni i Bovillës një nga atraksionet kryesore është shumë afër me Tiranën dhe është shumë e rrallë për tu parë gjithashtu është edhe mali i Dajtit me teleferikun dhe po ashtu edhe ujëvara e Shëngjergjit shumë e kërkuar si dhe pjesën e Petrelës.”

Një pjesë e turistëve preferojnë zonat historike dhe kulturore, ndërsa një pjesë tjetër argëtimin dhe plazhet e vendit tonë.

“Duam të njohim historinë e komunizmit dhe të vendit. Shqipëria është shumë e bukur edhe ushqimi perfekt. “

“Jemi nga Polonia. Dje ishim në plazhin e Golemit, ndërsa sot do vizitojmë Tiranën dhe Beratin. Nesër do të shkojmë në Gjirokastër më pas do të shkojmë në Sarandë.”

“Tiranën e kemi zgjedhur për komoditetin që të ofron. Më herët kemi qenë në Sarandë dhe më pas u rikthyem sërish në Tiranë për të shëtitur para se të marrim avionin për në Itali.”

“Jemi kënaqur pafund në Shqipëri, sidomos në Sarandë dhe Ksamil si dy vende të mrekullueshme për plazh.”

Turoperatoret në kryeqytet shprehen se fluksi i turistëve të Gushtit pritet të jetë edhe përgjatë muajit Shtator pasi ka prenotime të shumta sidomos nga europianet.

Klan News

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.