Gjeniu “i çmendur”!

William Blake, poeti dhe piktori që e shpëtoi vdekja nga harrimi duke i mëkuar sublimitetin e një shpirtjeje krijuese


Nga Albert Vataj

Vetëm një “i çmendur” si dhe sa ai, do të mund të përfytyronin dhe t’i jepnin jetë asaj bote misteresh, krijesash të mahnitshme dhe mostrash të përbindshëm, personazhesh fantastikë dhe gjallesash imagjinatave, që ashtu të ngurtësuar siç mbeten për shumë shekuj nga Bibla dhe Mitologjia, kërkuan te ky shpirt i trazuar jetë dhe frymë. Dhe ai si një at i gjithëfuqishëm, u mokoi përfytyrim, duke i ç’burgosur nga errësira e gjithëkohjes dhe nxjerrë në dritë përmes penelit dhe shpirtit.

William Blake (28 Nëntor 1757 – 12 Gusht 1827) ishte një poet, piktor dhe hartues anglez. Shumë i panjohur gjatë jetës së tij, ose më saktë i nënshtruar nga harrimi dhe mospërfillja. Blake tani konsiderohet një figurë e rëndësishme në historinë e poezisë dhe arteve pamore të Epokës Romantike, jo vetëm asaj britanike. Ajo që ai i quajti veprat e tij profetike, u tha nga kritiku i shekullit të 20-të Northrop Frye “se ajo është në proporcion të zhdrejtë me meritat e saj”. Arti i tij vizual bëri që kritiku i shekullit 21, Jonathan Jones, ta shpallte atë “larg dhe shumë lart nga çdo artist tjetër i madh që Britania ka nxjerrë ndonjëherë”. Në vitin 2002, Willim Blake u rendit i 38-ti në sondazhin e BBC për 100 britanikëve më të mëdhenj të historisë.

Blake pati një ndikim të madh në poetët e suksesshëm të viteve 1950 dhe në kundërkulturën e viteve 1960, duke u cituar shpesh nga figura të tilla kryesore, si poeti Allen Ginsberg , kompozitorët Bob Dylan, Jim Morrison, Van Morrison, dhe shkrimtari anglez Aldous Huxley .

Ai jetoi në Londër gjatë gjithë jetës së tij, përveç tre viteve të kaluara në Felpham. Ai prodhoi një gravurë të larmishme dhe të pasur simbolikisht, e cila përqafoi imagjinatën e “trupit të Zotit” “ekzistencat njerëzore” duke e shtrirë përfytyrimin në pafundësi dhe përbashkuar skajet e errësirës dhe armatosur njeriun me njohjen e një bote mistike, një realiteti që ruhej me fanatizëm nën një mantel terri, vetëm e vetëm se njeriu ende nuk ishte i gatshëm të njihej me botën së cilës i përket.

Megjithëse Blake u konsiderua i çmendur nga bashkëkohësit për pikëpamjet e tij idiosinkratike, ai është mbajtur në konsideratë të lartë nga kritikët e mëvonshëm për ekspresivitetin dhe krijimtarinë e tij, për rrjedhën filozofike dhe mistike brenda punës së tij. Pikturat dhe poezitë e tij janë karakterizuar si pjesë e lëvizjes romantike dhe si “Para-romantike”. Një i krishterë i përkushtuar, i cili ishte armiqësor ndaj Kishës së Anglisë, Blake u ndikua nga idealet dhe ambiciet e revolucioneve franceze dhe amerikane. Megjithëse më vonë ai hodhi poshtë shumë nga këto besime politike, ai mbajti një marrëdhënie miqësore me aktivistin politik si Thomas Paine. Ai u ndikua gjithashtu edhe nga mendimtarë si Emanuel Swedenborg. Pavarësisht nga këto ndikime të njohura, veçantia e punës së Blake, e bën të vështirë të klasifikohet. Studiuesi i shekullit të 19-të, William Michael Rossetti e karakterizoi atë si një “ndriçues të lavdishëm”, dhe “një njeri jo të paracaktuar nga paraardhësit, as për t’u klasifikuar me bashkëkohësit, as për t’u zëvendësuar me pasardhës të njohur ose të gatshëm të parashikueshëm”.

A keni menduar ndonjëherë se si një gdhendës i panjohur, i palexuar, ekscentrik dhe vizionar (i përfolur si i çmendur) u bë William Blake i madh? Në “The New York Review of Books”, Richard Holmes e konsideron shqyrtimin e çështjes, duke rishikuar tre libra të rinj, që ndihmojnë në vendosjen e veprës së Blake (poezi dhe printime) në një dritë të re, duke u fokusuar në historinë e pasrimëkëmbjes së reputacionit të tij letrar.

Holmes mes të tjerash shton:

Ka shumë William Blakes, por imi mbërriti me tigrat në vitet 1960. Rreshti i parë që kam lexuar ndonjëherë nga Blake nuk ishte në një libër, por i shtruar me bojë të trashë të bardhë (ose duhet të them të ndriçuar) përgjatë një muri me tulla në Silver Street, Cambridge, Angli, në vitin 1968. Nuk ishte poezi, por prozë : “Tigrat e zemërimit janë më të mençur se kuajt e mësimit.” Më dërgoi një dridhje të çuditshme në shpinë, siç bëri për mijëra studentë të tjerë të universitetit në Angli dhe Amerikë atë vit.

Holmes vazhdon të mendojë për Blake të viteve 1960, por ai shpejt merr parasysh një Blake të ndryshëm nga vitet ’60, vite kur reputacioni i Blake u shpëtua “nga errësira totale”, dhe kjo fatmirësisht pati dashamirësinë e biografit, Alexander Gilchrist, “Jeta e William Blake”.

Holmes në vijim na kujton, se duhet mbajtur mend se Blake u harrua pothuajse plotësisht në kohën e vdekjes së tij, në një apartament të vogël me dy dhoma në Fountain Court, një rrugicë e ngushtë jashtë Strand në Londër, më 1827. Ai kishte shitur më pak se tridhjetë kopje të “Këngëve të pafajësisë dhe përvojës” (1794). Nga Librat “Profetikë të Ndriçuar”, “Revolucioni Francez” (1791) nuk ishte botuar kurrë nga frika e ndjekjes penale. Vetëm katër kopje të Milton (1804/1810) u shtypën gjatë jetës së tij. Pesë nga kryeveprat e tij të torturuara, apokaliptike të Jeruzalemit (1810) /1820), nga të cilat, tani kanë mbetur vetëm dy origjinale të plotë me ngjyra.

Blake ishte tallur në një nekrologji famëkeqe në gazetën liberale të “Leigh Hunt Examiner”, si “një i çmendur fatkeq”. Të dy Wordsworth dhe Southey, menduan se Blake ishte “krejtësisht i çmendur”, madje Coleridge, i cili ishte i jashtëzakonshëm në leximin e këngëve në një kopje të rrallë, mendoi se Blake ishte i talentuar, por thellësisht ekscentrik. Autori i “Kubla Khan” shkroi: “Ju ndoshta buzëqeshni duke e quajtur një poet tjetër, një mistik; por me të vërtetë unë jam në baltën e zakonshmërisë, në krahasim me z. Blake, poet apo piktor.”

Biografia e Gilchrist ishte me të vërtetë një punë e mahnitshme shërimi, e tillë që bota sot e njeh këtë univers krijues me tërësinë dhe thellësinë artistike. Krijimet e tij imagjinatave i dhanë jetë dhe kuptim, formë dhe imazh shumë figurave biblike dhe mitologjike. Përfytyrimi që ai vizualizoi në pikturë dhe poezi, e shtyti tej aftësinë tonë për të perceptuar atë që imagjinata nuk mundet, ëndrra e sendërton të mjegullt. Ai na “prezantoi” jo vetëm me Zotin, por me gjithë krijesat që mendja njerëzore kishte ngjizur në imagjinatë, duke na bërë kësisoj pjesë e një universi sa të panjohur aq dhe fantastik.

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.

Global 360

Përqafimi i paqes i Papa Franceskut me një palestinez dhe një izraelit

Duartrokitje të mëdha nga e gjithë Arena e Veronas, në këmbë të gjithë pas përqafimit të Papa Françeskut me dy…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.