Rama: Kosova po humb besimin e ndërkombëtarëve!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për “Klan Kosova”, ngriti shqetësimin se me veprimet e Prishtinës zyrtare, Kosova po humb besimin e ndërkombëtarëve.


Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për “Klan Kosova”, ngriti shqetësimin se me veprimet e Prishtinës zyrtare, Kosova po humb besimin e ndërkombëtarëve.

Sipas Ramës, Kosova po i bënë vetes, atë që Serbia nuk ja ka bërë dot për 20 vite.

Rama sqaroi edhe njëherë pozicionin e tij në marrëdhënien me Kryeministrin Albin Kurti.

“Dua të sqaroj dhe një gjë tjetër, që interpretohet gabim nga shumë kush, sikur këtu ka një gjë personale mes meje e Albinit, dhe kjo është një gjë që lidhet me personin. S’ka lidhje fare. Me personin Albin Kurti, unë jo vetëm që s’kam asnjë problem, por përkundrazi, e konsideroj si njeri atratktiv dhe një njeri me të cilin mund të bëj biseda pa fund, pavarësisht se mund të mos jemi dakort për shumë gjëra, pasi ai është shumë marksist, ndërsa unë jam diçka tjetër. Në kuptimin që s’biem dakort për shumë gjëra, por ama biseda shumë e këndshme”,- theksoi Rama.

“Qendrimi im si Kryeministër i Shqipërisë, jo si Edi Rama, nuk ka të bëjë me personin Albin Kurti. E thashë, aq pozitive e kam marrëdhënien time si person, saqë kur erdhi për të filluar fushatën elektorale kundër, se kështu ishte i pozicionuar partia e tij, kemi ngrënë drekë bashkë në Kryeministri. E kam ftuar dhe s’kemi patur asnjë problem. Ndërsa, me kryeministrin e Kosovës kam një divergjencë shumë të madhe, për arsye të qëndrimit dhe për arsye të izolimit, ose më saktë, të vetëizolimit të çuditshëm që po ja imponon forcërisht qëndrimi i Kosovës zyrtare, aleatëve, miqve dhe partnerëve tanë që po detyrohen të bëjnë gjëra që nuk i kanë imagjinuar ndonjëherë”,- tha Rama.

Kryeministri më tej u shpreh se sanksionet janë të përkohshme, por besimi në sytë e ndërkombëtarëve do kohë të rikuperohet.

“Sanksionet, Masat? Janë masa të përkohshme, janë lënduese, por një gjë po nënvlerësohet shumë. Shoh që ka një pjesë që e ndjekin si një luftë të Davidit me Goliathin. Ka dalë një David i vogël në Prishtinë e po lufton me të gjitha fuqitë e mëdha. Dëmi më i madh në këtë proces është humbja e besimit. Momenti kur ata të cilët janë kontribuesit kryesorë në krijimin e këtij shtetit, nisin e humbin besimin që me këta njerëz mund të punojnë. Në momentin kur humbet besimin ndaj një vendi, ndaj një shteti, ndaj një përfaqësie politike, do kohë tjetër për ta rikuperuar”,- nënvizoi Rama.

“Çfarë është kjo që del Gjermania e thotë ndërpresim bashkëpunimin. Del Franca e thotë ndërpresim bashkëpunimin. Se këtu ka një konfuzion të madh”,- u shpreh Rama.

“Askush s’po i kërkon Kosovës të mos respektoj Kushtetutën dhe ligjin. Në rast se njerëzit dalin atje dhe protestojnë ndaj një qeverie që është zgjedhur para tre muajsh, i thonë ik se nuk të duam më. Ata nuk po kërkojnë mos respektimin e Kushtetutës dhe ligjit. Në momente të caktuara ka në politikë dorëheqje, tërheqje, ka mënyra të tjera për t’i hapur rugë legjitimitetit”, tha Rama.

“E kam thënë dhe e rithem, kam qenë 100% me qëndrimin e autoriteteve këtu, që nga presidentja deri tek kryeministri, kur bashkësia ndërkombëtare u thoshte mos fusni kandidat për të bërë zgjedhje në veri. Dhe unë kam qenë 100% dhe isha i bindur që ishte gjëja e duhur, pasi s’mund të legalizohej bojkoti i serbëve si një metodë për ta lënë bosh hartën aty ku komunat janë me shumicë serbe. Por asnjëherë s’më ka shkuar në mendje që t’i vë njerëzit aty se është Kushtetuta dhe ligji. Jo zotëri, ti i vë aty për t’i thënë serbëve që nëse s’doni ju të merrni pjesë në zgjedhje, s’ka problem e u thua që me një votë të vetme dikush do të rrijê aty, por kur ty të krijohet situata se ata mund të futen në zgjedhje, tërhiqesh ti. Nuk pret ti, mblidhni firmat, pse duhet ti mbledhin firmat, ata se duan. Me ligj është të mblidhen firmat, por ata nuk e duan këtë gjë, s’janë të interesuar për këtë gjë. Ata duan që Kosova t’i bëjë vetes atë që Serbia nuk i’a bëri dot në 20 vite. Këto lloj ulje dramatike të reputacionit, të besimit, të sensit të seriozitetit në sytë e gjithë bashkësisë euroatlantike, Serbia as nuk ja bëri as nuk mund të ja bënte kurrë Kosovës. Kosova po ja bën vetes me një shpejtësi marramendëse në emër të ligjit dhe Kushtetutës”,- nënvizoi Rama. /ATSH

Lexo më shumë nga

Biblioteka Kombëtare dhe Agjencia e Diasporës do të promovojnë trashëgiminë dokumentare e kulturore brenda dhe jashtë vendit

Biblioteka Kombëtare dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Biblioteka Kombëtare dhe Agjencia e Diasporës do të promovojnë trashëgiminë dokumentare e kulturore brenda dhe jashtë vendit

Biblioteka Kombëtare dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare…