Kumbaro: “Screening” i Kapitullit 27 i negociatave me BE, sjell një revolucion të mjedisit në Shqipëri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, po merr pjesë në Bruksel me një ekip shumë të gjerë në nisjen e procesit screening të një kapitulli nga më të rëndësishmit për negociatat.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po merr pjesë në Bruksel me një ekip shumë të gjerë kolegësh në nisjen e procesit screening të një kapitulli nga më të rëndësishmit për negociatat.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Kumbaro tha se, “kapitulli 27 është kapitulli për klimën dhe mjedisin, kapitulli që drejtohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe jam shumë e nderuar që me një ekip përfaqësues të 15 institucioneve nga ministri të ndryshme, nga agjenci të varësisë por edhe agjenci të tjera kombëtare jemi sot për t’u përballur në një maratonë takimesh që do të zgjasin gjatë gjithë javës që ka nisur, për të kaluar një më një të gjitha detyrimet që ne kemi në raport me partnerin tonë të rëndësishëm, Bashkimin Europian”.

“Bashkë me kolegët e Komisionit Europian jemi duke i kaluar të gjitha, nga çështja e menaxhimit të mbetjeve, cilësia e ajrit, ndryshimet klimatike, pa dyshim biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura për të plotësuar detyrimet dhe angazhimet që kemi marrë. Është një detyrë shumë e vështirë, është kapitulli më i gjatë, është kapitulli me koston më të lartë për buxhetin që do të kërkojë në realizimet e viteve të ardhshme, është më i vështiri, sepse nuk ka të bëjë thjesht me një proces evolucioni siç ndoshta ka ndodhur në vendet e tjera të Bashkimit Europian që sot kanë arritur standarde më të larta”, u shpreh ministrja.

?Java ka nisur në #Bruksel, me ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe shumë kolegë të tjerë nga 15 institucione shtetërore për Kapitullin 2️⃣7️⃣ të anëtarësimit në Bashkimin Europian ??, atë të mjedisit ?, që është më i vështiri, më i kushtueshmi dhe më sfiduesi sepse ka të bëjë jo thjesht me ligje e procedura, por me ndryshime rrënjësore të mentaliteteve për natyrën, zonat e mbrojtura dhe klimën ??️????

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Monday, June 19, 2023

“Për ne, është një revolucion, sepse atë çka vendet e tjera e kanë realizuar në dekada, ne duhet ta bëjmë në disa vite. Nuk është hera e parë që qeveria shqiptare përballet me sfida të tilla, jemi këtu për t’i kryer, në sektorin e klimës, në sektorin e mjedisit, në sektorin e biodiversitetit kemi bërë tashmë akte shumë të guximshme siç është shpallja e Vjosës Park Kombëtar, i fundmi lumë i egër në Europë që na ka bërë krenarë edhe këto ditë, por sfida të tjera na presin”, vijoi Kumbaro.

Kumbaro vuri në dukje se, më e vështira nuk është thjesht marrja e vendimeve, nuk është thjesht përballja me tekstet ligjore, por është ndryshimi i mentaliteteve. “Kjo është ajo që ne e kemi marrë si premtim ta bëjmë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë”, tha ministrja.

Kumbaro falënderoi të gjitha institucionet, 15 institucionet që do të bëjnë gjatë kësaj jave 68 prezantime të të gjithë sektorëve, të të gjithë legjislacionit, me angazhimin e madh që Shqipëria t’i përmbushë sa më shpejt.

“Sa më shpejt, sa më mirë, por sidomos sa më saktë. Askush nuk e bën dot vetëm, do të jemi të gjithë bashkë. Puna ka filluar dhe do të vazhdojë me përgjegjësinë më të madhe nga i gjithë stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i të gjitha agjencive të ministrive të tjera që na janë bashkuar në këtë maratonë takimesh këtu në Komisionin Europian në Bruksel”, deklaroi ministrja Kumbaro.

Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih,…

Global 360

Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih,…