Berisha në Korçë: Këto janë zgjedhje për fatin e demokracisë

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha u ndal sot në Korçë


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha u ndal sot në Korçë, takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 majit, prej nga theksoi se këto janë zgjedhje për fatin e demokracisë.

“Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët, të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do triumfojnë me 14 maj. Edi Rama nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet me Ledina Aliollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e primareve. Kjo sepse ata kanë tmerr nga vetja e tyre. Ata janë zhytur në krime të tmerrshme ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi”, u shpreh Berisha.

“Kam një thirrje të veçantë për nënat, motrat dhe gratë e Korçës. Të votojnë, të bëjnë gjithçka këto katër ditë për të siguruar çdo votë për Ledina Aliollin, sepse në këtë mënyrë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gruan shqiptare, për vajzën shqiptare, për nënën shqiptare, e cila pati këto 8 vite, vitet më dramatike të ekzistencës së saj në 30 vite”, tha Berisha.

“Edi Rama nuk ka respekt, nuk do t’ia dijë se ekzistojnë qytetarët, ndaj kalon nga sheshi në shesh me një fjalor përçmues për çdo qytetar. Me mendjen e tij, me atë trashëgimi që ka, ai thotë se kështu e meritojnë, se këta i hanë edhe këto e ato. Erdhi koha tani për t’i dhënë atij ndëshkimin që meriton. Edi Rama ka vjedhur Shqipërinë, ka vjedhur Korçën me Filen dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër”, vijoi Berisha.

“Edi Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot, mediat amerikane sjellin të dhëna që e tronditin atë gjithnjë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA, njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit. Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të”, tha ai.

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor