DPSHTRR dhe RETRO Albania, simpozium me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA)

Simpoziumi do të zhvillohet në datën 29 Prill. Event i madh RETRO në sheshin “Skënderbej”


Nga Dash Frashëri, botues TiranaDiplomat.com

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania do të organizojnë për herë të parë në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), Simpoziumin “Bashkëpunim dhe Partneritet me Qeverinë dhe Institucionet e tjera/ Cooperation and Partnership with GOV and other Institutions”, i cili do të zhvillohet në datën 29 Prill, Ora 09:00, Maritim Hotel Plaza, Tiranë, si dhe do të organizohet një event i madh RETRO në sheshin “Skënderbej” përgjatë gjithë së shtunës, datë 29 Prill.

1. SIMPOZIUMI RETRO dhe FIVA – 29 Prill, Ora 09:00-17:30

Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA në Nëntor 2022. Tashmë Shqipëria konsiderohet si një shembull për politikat lehtësuese për importin dhe regjistrimin e mjeteve që plotësojnë kriteret për statusin RETRO, ku mjetet që fitojnë këtë status në Shqipëri përfitojnë 90 ditë qarkullim në vit e pa detyrime taksash për mjetin, duke nxitur koleksionistët të pasurojnë Regjistrin e Mjeteve RETRO si një vlerë e trashëgimisë kulturore dhe historisë së automotorizimit që do të flasë ndër breza.

Ky event i rëndësishëm i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë, Shqipëri, do të bashkojë ekspertë, grupe interesi, dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota për të diskutuar rëndësinë e politikave dhe bashkëpunimit me qeverinë dhe institucionet e tjera për të ruajtur të ardhmen e mjeteve historike, si pjesë e trashëgimisë kulturore. Të ftuar të tjerë në këtë simpozium do jenë përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe institucione të tjera të lidhura me temën dhe organizimet e tjera të kësaj dite. Krahas kësaj, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë në ambientet e Hotel Plaza, koleksione automotive në sallën hyrëse dhe në sallën ku do zhvillohet simpoziumi, në trajtë retrospektive e rikthimi në nostalgji.

2. RETRO BAZAAR – 29 Prill, Ora 10:00-22:00, SHESHI “SKËNDERBEJ”
Koleksioni i Mjeteve Retro, Stenda ekspozimi vintage dhe artizanale, Muzikë dhe Argëtim

Në kuadër të Simpoziumit, do të organizohet RETRO BAZAAR ose ndryshe panairi i madh RETRO në sheshin ‘Skënderbej’, ku vizitorët kureshtarë e të apasionuarit pas nostalgjisë do të kenë mundësinë të admirojnë nga afër mbi 50 mjete të ekspozuara të koleksionit RETRO, të shoqëruara me muzikë Jazz & Swing, ushqim e pije, si dhe do të ketë stenda ku profesionistë të fushës dhe të apasionuar do të ekspozojnë pasionin e tyre RETRO përmes punimeve të tyre artizanale, artefakte, punime artistike me metal, dru, qeramikë, veshje vintage, objekte e orendi të vjetra, si dhe një hapësirë dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar për t’u promovuar si një aset kulturor.

3. MBRËMJE GALA – 29 Prill, Ora 20:00, Hotel Tirana International

Mbrëmja gala është parashikuar që të jetë eventi përmbyllës i Simpoziumit duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit e huaj dhe përfaqësuesit shqiptarë në një darkë festive në Hotel Tirana International. Do të ketë një përshëndetje për të ftuarit nga organizatorët e eventit, program muzikor përgjatë mbrëmjes.

Ju lutemi të gjeni bashkëlidhur posterin dhe programin e Simpoziumit, si dhe posterin e eventit te sheshi “Skënderbej”.

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…