Boçi: Nëse fitoj, do të mbyll inceneratorin e Elbasanit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi tha se nëse do fitojë zgjedhjet do të mbyllte inceneratorin e Elbasanit.


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi tha se nëse do fitojë zgjedhjet do të mbyllte inceneratorin e Elbasanit.

I ftuar në një studio televizive, Boçi tha se “do të krijonte një landfill që do menaxhonte plehrat vetëm të bashkisë, jo të qarkut”.

“Do e mbyllja inceneratorin, do e kaloja në shkallët ligjore, vendimi i përket Këshillit Bashkiak, por vendimi kryesor i takon qytetarëve. Si mund të dalim nga kjo? Pse duhet ta bëjë Elbasani që të grumbullojë të gjitha mbeturinat e qarkut? 70 mijë tonë plehra ka Elbasani, të bëhet një landfill me një kosto 2 milionë euro, t’i grumbullojë në modelin e landfillit të Bushatit”, tha Boçi.

Boçi u ndal edhe te deklaratat e kryeministrit Rama nga Elbasani, lidhur me programin e paraqitur prej tij.

“Përmendi 400 milionë. E ka kompleks nga inceneratorët, kurrë në ligjërimin tim politik nuk kam përmendur që paska një investitor që do të sjellë 400 milionë. Personi në fjalë është përfaqësues i Feder Company, nënshkrimi ynë ka të bërë me krijimin e një marke të mbrojur “Made in Elbasan”, si vaji i ullirit. Nuk është investitor, është gënjeshtër e madhe, është përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare, është një marrëveshje paraprake. Nëse ka projekte për bashkitë, mënyrat janë të ndryshme, nga BERZH, Banka Europiane apo garanci sovrane. Cilësia shihet te impakti social dhe ekonomik”, theksoi ai.

Boçi tha se nuk është as kandidat i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës. Ai tha se koalicioni me Partinë e Lirisë, erdhi si pasojë e rrethanave.

“Unë jam përfaqësues i opozitës dhe opozita janë njerëzit fillimisht, s’mund të më thuash që jam përfaqësues i dikujt apo i dikujt tjetër, unë jam përfaqësues i Elbasanit, unë zbrita katet e larta të politikës. Rrethanat politike përcaktojnë opozitën”, tha Boçi. /ATSH

“Anës së detit në Himarë”

"Të humbas në trupin tend, Zjarr nga shpirti të të jap, Të ngopem të me zë vend, Kur me dorë…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Anës së detit në Himarë”

"Të humbas në trupin tend, Zjarr nga shpirti të të jap, Të ngopem të me zë vend, Kur me dorë…